Afrim Vehbi Kalanica, djali i Zade Reshani dhe Vehbi Kalanica nga fshati JezercFerizaj, Kosovë ( lindur me datën 18.01.1980 në Jezerc,Kosovë, † 07.05.2001 në Sllupcan, Maqedoni) ishte ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.

Afrimi u ishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Jeta edhe Rinia-Afrim Kalanica u lind më 18.01.1980 në Fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajit Republika e Kosovës.Ai u rrit dhe u bë burrë në malet e Jezercit,sepse atje mësohej per burrërinë e të qenurit shqiptar .Perveç natyrës ndikim te Afrimi kishte edhe Oda e Jezercit,Familja,shkolla dhe rrethi i gjerë.Me një fjalë ai burrërohej me hapa të shpejtë,por te sigurt.Shkollën fillore e përfundoi në shkollën fillore "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" me sukses te shkelqyeshëm. Afrimi ishte një djalosh i veçant,ku shihej urrejtja ndaj armikut shekullorë serbo-sllavë, por edhe dashuria e pa fund për ATDHE dhe LIRI.Më pas regjistroi shkollën e mesme Ekonomike në Ferizaj, të cilën e perfundoi me sukses te shkelqyeshëm.Për te vazhduar studimet ne Universitet nuk i mbeti edhe kohë, sepse "kombanjat" e luftës se errët serbo-fashiste bienin kudo në ish hapsirat e ish Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë. Afrimi njëkohsisht ishte rritë në kushte jo te mira ekonomike,sepse ai kishte edhe 4 vëllezër dhe dy motra ,d.m.th ishin 7 fëmijë,ku ekzistenca e familjes ishte e varur nga shitja e ndonjë qerre me dru në qytetin e Ferizajit . Ajo veprimtari ishte me plot rreziqe,ku per te shkuar në qytet duhej kaluar nëpër fshatin Nerodime,aty ku ishte instaluar "paria" e qetnikëve te Beogradit. Këto maltretime e dhunë fizike i kishte përjetuar shumë herë babai i Dëshmorit xha Vehbiu,sepse ai kishte barrën kryesore të rritjes e të shkollimit të fëmijëve të tijë. Pas një kohe rrugën e Mergimit e merr vëllai i tijë Rexhepi ,ku më vonë i bashkohen edhe dy vëllezërit tjerë,çka edhe ndikoi pak a shumë në mirëqënien e familjes së Afrimit. Por brenga më e madhe e tij tani ishte okupatori serbë .Me paraqitjen e UCK-së Afrimi vullnetarisht i bashkangjitet radhëve të kësaj ushtrie çlirimtare ,e cila ishte e vetmja shpresë për të jetuar të lirë në vatrat tona. Gjat aktivitetit të tij në luftë nga 1998 e deri në përfundimin e luftës më 1999 Afrimi ishte mjaft aktiv,dhe një nder ushtarët më të dalluar te ZON (Zonës Opereative të Nerodimës). Perfundimi i luftës në Kosovë per Afrimin ishte i shkurtër sepse ai mendjen e kishte në Maqedoni,te vëllezërit dhe motrat,që perjetonin nje diskriminim e dhunë të hapur nga maqedonasit. Betejat e para Afrimin e gjetën të rreshtuar në radhët e UCK-së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) në Sllupçan. Atje Afrimi ishte i dashur për të gjithë , sidomos për popullatën civile shqiptare që e ndihmoi në të gjitha segmentet e jetës duke lënë edhe jetën e tijë rinore, për të jetue të tjerët në liri . Ai ra heroikisht në altarin e lirisë më 05.05.2001 në Sllupçanin legjendar. Ra për të mos vdekur kurrë. LAVDI Më 17.02.2014 u ngrit Lapidari i Dëshmorit Afrim Kalanica në Ferizaj.


Familja

Redakto

Lufta ne Kosove

Redakto

Lufta ne Maqedoni

Redakto