Afrim Vokshi
Afrim Vokshi (1930-2019) është inxhinier i ndërtimtarisë dhe profesor universiteti.[1]
Biografia
RedaktoAfrim Vokshi lindi në Tiranë. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Tiranë dhe Prishtinë ndërsa studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit. Në fillim punoi në Shkup e më pas si projektues i strukturave në Tetovë, Gostivar "Mavrovë" dhe në Shkup “Pellagonia". Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Shkupit (1971). Në vitin 1976 u specializua në fushën e konstruksioneve metalike në Universitetin Politeknik në Temishvar, në Rumani, ndërsa disertacionin e mbrojti në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP) në vitin 1979. Nga viti 1969 ishte ligjërues në Fakultetin Teknik të UP-së, më vonë merr titujt docent dhe profesor inordinar, kurse më 1986 u zgjodh profesor ordinar. Botoi tekstin Universitar "Konstruksionet e ndërtesave metalike" (1986). Fushat kryesore të studimeve të tij ishin: ndërtesat metalike, mbajtësit hapësinorë dhe urat metalike. Që nga themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës ishte i angazhuar në punë pedagogjike-mësimore. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore e profesionale.[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1750. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ https://www.koha.net/kulture/192549/vdes-profesori-universitar-afrim-vokshi-dema-ngushellon-familjen/
- ^ https://fin.uni-pr.edu/staff.aspx?id=1,50,39