Afrin (Arabisht: عفرين; Kurdi: Efrin) është qytet në veri të Sirisë. Është pjesë e Governoratit Aleppo. Sidoqoftë që nga viti 2012, qeveria siriane ka humbur kontrollin e qytetit dhe tani është pjesë (de facto) e rajonit autonom të Rojavës. Qyteti ndodhet pranë një ure të rrugës Halepi. Qyteti është i ndarë në dy gjysma të dallueshme nga lumi.

Afrin
عفرين
Efrîn
Qytet
Pamje nga Afrin (fotografuar më 2009)
Pamje nga Afrin (fotografuar më 2009)
Popullsia
 • Gjithsej350.000

Edukimi

Redakto

Në gusht të vitit 2015, Universiteti i Afrinit filloi mësimin, me programe fillestare në letërsi, inxhinieri dhe ekonomi, përfshirë institute për mjekësi, inxhinieri topografike, muzikë dhe teatër, administratë të biznesëve dhe gjuhës kurde.[1]

Ekonomi

Redakto

Afrin është qendra kryesore e prodhimit të ullirit. Vaji i ullirit dhe tjerrje (tekstil) janë pjesë e industrisë së qytetit.

Afrin ka një klimë mesdhetare të nxehtë të verës me ndikimet e një klime kontinentale gjatë dimrit me verë të nxehtë të thatë dhe dimër të ftohtë me lagështi dhe herë pas here me dëborë. Temperatura mesatare e lartë në janar është 9 dhe temperatura mesatare e lartë në korrik është 34. Dëbora zakonisht bie në janar, shkurt ose dhjetor. Afrin karakterizohet me shi të bollshëm në muajt e dimrit. Reshjet vjetore varion nga 500 deri në 600 mm dhe norma mesatare e lagështirës është 61%. Afrin ka një klimë të moderuar dhe është e rrethuar me pemë ulliri.

Referime

Redakto
  1. ^ "Syria's first Kurdish university attracts controversy as well as students" (në anglisht). Al-Monitor. 2016-05-18. Marrë më 2016-07-14.