Agim Rudi
Agim Rudi (1947, Gjakovë) është skulptor dhe profesor universitar. [1]
Biografia
RedaktoAgimi lindi në Gjakovë. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, ndërsa studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve në Lubjanë (1977). Punoi si skenograf në Televizionin e Prishtinës. Nga viti 1993 ligjëroi lëndën e skulpturës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Hapi ekspozita personale në Foajeun e Teatrit në Prishtinë (1984), pastaj në Galerinë "Kajros" (1993), sërish në Prishtinë, në Galerinë "Intermedia" (1995), në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë (2002), si dhe në Çikago (2014) dhe në Grand Rapids në SHBA (2015). Mori pjesë në një sërë ekspozitash të përbash- këta: në Lubjanë (1974, 1975, 1976), pastaj në të gjitha ekspozitat e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës (SHAFK), në Bienalen VI të plas- tikës së vogël në Murska Sobota, Lubjanë dhe Maribor të Sllovenisë, në Bienalet e Vizatimit në Prishtinë, në Grozhnjan të Kroacisë, në ekspozitat e SHAFK-ut në Beograd, Nish dhe Novi Sad, në Bienalen e Cetinës, në ekspozitën tematike "Golgota Kosovare" në Galerinë e Arteve në Prishtinë, si dhe në Neshvill, Bruksel, Grand Rapids (SHBA) etj. Mori çmimin vjetor të SHAFK-ut më 1980, pastaj çmimin e parë nga FSC "Social Price" në SHBA (2013) etj. Gjithashtu realizoi disa monumente të vendosura në vende publike në Kosovë. Më 1990 realizoi shtatoren e "Nënë Terezës" në Kishën Katolike në Novosellë të Gjakovës. Krijimtaria e tij artistike karakterizohet për nga fryma e artit ekspresiv, me primesa abstrakte të motiveve autoktone kosovare. [2][3] Fq.1441 - 1442
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1441–1442. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). The Scarecrow Press. fq. 158. ISBN 0-8108-5309-4.
- ^ https://oralhistorykosovo.org/sq/agim-rudi/