Agim Vinca
Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Ka qenë profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëronte Letërsinë e sotme shqipe.Tani është pensionuar dhe merret vetem me letërsi.
Agim Vinca | |
---|---|
U lind në | 22 maj 1947 |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | profesor shkrimtar albanolog |
Agim Vinca është njëri nga poetët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare dhe shkrimin e veprave studimore për gjuhën dhe letërsine shqipe. Perkthimet e tij janë kryesisht nga gjuha franceze ne gjuhën shqipe. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Tituj të veprave
Redakto- Feniksi (poezi, 1972)
- Bregu i mallit (poezi, 1975)
- Në vend të biografisë (poezi, 1977)
- Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
- Qasje (kritikë, 1980)
- Buzëdrinas (poezi, 1981)
- Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
- Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
- Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
- Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
- Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
- Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
- Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
- Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
- Dri' (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
- Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
- Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
- Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
- Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
- Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
- Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
- (Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010)
- Arti i reagimit (publicistikë, 2011)
- Muza e mëmëdheut (poezi, 2012)
- Mashat (poezi, greqisht, 2015)
- Une cloche à ton cou / Kambanë në qafë (poezi, frëngjisht, 2016)
- Metoda letrare (libër teorik, 2016)
- Nostalgji për kohërat e rrezikshme (poezi, 2017)
Lidhje të jashtme
Redakto- Biografi dhe Koleksion të punimeve
- Lista e disa veprave Arkivuar 5 gusht 2007 tek Wayback Machine