Agjencia Hapësinore Evropiane
Agjencia Evropiane Hapësinore - AHE, (ang. European Space Agency, ESA) është një organizatë ndërqeveritare evropiane kushtuar kërkimit të hapësirës. Ajo u themelua në vitin 1974 me qëllim përmirësimin e bashkërenditjes së veprimtarive të fluturimeve hapësinore, dhe ka në gjirin e saj 22 shtete anëtare evropiane. Kryeqendra e saj gjendet në Paris. AHE ka një personel prej rreth 1900 vetash me një buxhet vjetor afro 2.9 miliardë euro në vitin 2007.
Porti hapësinor i AHE-së gjendet në Qendrën Hapësinore të Guajanës në Kuru, Guajana franceze, një bazë e ngritur nga Franca. Baza është pranë ekuatorit nga ku mund të përdoren më lehtë orbita të rëndësishme tregtare (kursimtare). Gjatë viteve 1990 AHE zuri një vend kryesor në lëshimet tregëtare hapësinore dhe në vitet e fundit e ka çimentuar veten si një faktor të rëndësishëm në kërkimin hapësinor.
Misionet shkencore të AHE-së bazohen në QEKHT në Noordwijk, Vendet e Ulëta, misionet Tokë Vëzhguese në IEKH në Fraskati, Itali, Misonet Kontrolluese të AHE-së (QEOH) në Darmshtadi, Gjermani, dhe Qendra Evropiane e Astronautëve (QEA), që stërvit austronautët për misionet e ardhëshme gjendet në Këln, Gjermani.
Drejtor i përgjithshëm i AHE-së që nga viti 2003 është Zhan Zhak Dorden.
Historia dhe synimet
RedaktoVendet anëtare
RedaktoProjektet
RedaktoFinancimi
Redaktoper financen e kesaj gjeje merret shqiptari me iniciale H.I.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Faqja zyrtare ndër-rrjetore e AHE-së. Arkivuar 21 dhjetor 2007 tek Wayback Machine