Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucion publik, i cili është i varur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Detyrat kryesore të tij janë përqendruar në menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e zonave të mbrojtura në vend, të cilat sot përbëjnë rreth 21.3%[1] të territorit të Shqipërisë.[2] AKZM është themeluar në 4 shkurt 2015 dhe mori shumë nga funksionet dhe detyrat e ish-Policisë Pyjore, e cila u shfuqizua. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102, datë 4.2.2015, është institucioni qendror shtetëror përgjegjës për zonat e mbrojtura, në varësi të ministrit dhe ka për detyrë administrimin dhe kontrollin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AKZM ka statusin e Drejtorisë së Përgjithshme në nivel qendror, ndërsa në nivel vendor organizohet në bazë qarku, sipas administratave rajonale të zonave të mbrojtura. Funksionet, përbërja, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat e Agjencisë, si organ qendror i specializuar për zonat e mbrojtura dhe institucioneve të varësisë së saj, parashikohen shprehimisht në këtë ligj, si dhe miratohen me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Struktura dhe organigrama e AKZM-së dhe institucioneve të varësisë së saj miratohen me urdhër të Kryeministrit.

AKZM
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
LlojiAgjenci Publike
SeliaTirana
Drejtori i Përgjithshëm
Daniel Pirushi
Faqja në internetwww.akzm.gov.al

Organizimi dhe Misioni

Redakto

AKZM specializohet në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare të agropylltarisë, mbrojtjen e mjedisit dhe peizazhit. Ai ishte në përputhje me përmbushjen e shërbimeve të sigurisë si dhe kontrollin e territorit, me referencë të veçantë zonave rurale dhe malore.[3][4]

AKZM ka si rol parësor mbrojtjen e zonave të pyllëzuara, por ka edhe detyra të tjera institucionale të shumta dhe të larmishme, e cila është pjesë e një konteksti më të gjerë të mbrojtjes së mjedisit dhe territorit, shëndetit të njeriut, mbrojtjes së kafshëve, florës dhe peizazhit, konservimit të biodiversitetit. Ishtë ngarkuar gjithashtu për mbrojtjen e Parqeve Kombëtare Shqiptare; zonat e mbrojtura detare dhe zonat e mbrojtura.[5]

Disa nga detyrat e rëndësishme të AKZM janë:[6]

  • Kontrollon zbatimin e ligjit për pyjet, kullotat, zonat e mbrojtura, florën dhe faunën e egër, aktivitetet e gjuetisë dhe aktivitete të tjera të kryera në fondin pyjor kombëtar nga subjektet private dhe publike, dhe propozon heqjen e licencave kur subjektet veprojnë në kundërshtim me ligji përkatës;
  • Parandalon, zbulon dhe lufton dëmtimin, okupimin, abuzimin, tjetërsimin, shkatërrimin dhe degradimin e pyjeve dhe tokës pyjore, shkelje të ndërhyrjeve të pakontrolluara në fondin pyjor dhe në mjedisin natyror;
  • Organizon punën për parandalimin dhe zhdukjen e zjarreve në zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me shërbimin e Zjarrfikësat dhe me Agjencin Kombëtare e Mbrojtjes Civile;[7]
  • Parandalon dhe merr masa në rastet e shfrytëzimit të paligjshëm dhe tregtimit të materialeve të drurit, krimit në sektorin pyjor, kullotave, zonave të mbrojtura dhe pyjeve me funksion të veçantë, florën dhe faunën e egër, bimët medicinale, aromatike dhe eterike, produktet pyjore dhe jo-pyjore të fondit kombëtar të pyjeve, si dhe çdo veprimtari tjetër në kundërshtim me ligjin;

Referime

Redakto
  1. ^ Alla, Adela (2023-01-27). "Kumbaro: Rritëm në 21.3% sipërfaqen e zonave të mbrojtura, 2024-a viti i pyjeve - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 2023-06-08.
  2. ^ "Misioni dhe Objektivat". Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2019. Marrë më 2018-08-14.
  3. ^ "Law 68/2014 on "Protection of Biodiversity"" (PDF). parlament.al. 2014-07-03. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 maj 2021. Marrë më 2018-08-16.
  4. ^ "Law Nr. 8905, dated 6.6.2002 on "Protecting the marine environment from pollution and damage"" (PDF). parlament.al. 2002-06-06. Marrë më 2018-08-16.
  5. ^ "Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, do ruajë biodiversitetin". Agjencia e Lajmeve SOT NEWS. 2015-02-05. Marrë më 2018-08-14.
  6. ^ "Misioni dhe Objektivat". Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2019. Marrë më 2018-08-16.
  7. ^ "Parqet kombëtare të rrezikuara nga zjarret, AKZM merr masa për parandalimin e tyre – Tirana Observer". www.tiranaobserver.al. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 2018-08-16.