Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), është themeluar me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 9 qershor 2016 të Ligjit 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2016, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/L-052, i cili ka hyrë në fuqi 26 janar 2023. AKKVP është Agjenci e pavarur e themeluar sipas Nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) të zgjidh zbrazëtit dhe mospërputhjet në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit të vitit 1999 dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe pronën private komerciale, si dhe pranimin e kërkesave të parashtruara të të drejtave pronësore të pakontestuara dhe legjitime të bartura në mënyrë joformale ndërmjet palëve para 24 marsit 1999, bartja formale e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë.[1]

Periudha tranzitore prej AKP në AKKVP

Redakto

Me themelimin e AKKVP-së, AKP ka pushuar së ekzistuari. Sipas Ligjit për AKKVP, përveç mandatit të ri të dhënë, Agjencisë do t’i barten të gjitha kompetencat e AKP-së përfshirë buxhetin, obligimet kontraktuale si dhe asetet fizike. Pra, me hyrjen në fuqi të ligjit, Agjencia hyri në fazën e tranzicionit dhe në këtë aspekt vlen të theksohet se Agjencia prej kohësh kishte filluar aktivitete të ndryshme përgatitore, planifikimi dhe vlerësimi. Pra, hyrja në fuqi e ligjit Agjencinë e ka gjetur të përgatitur për fillim të zbatimit të mandatit të tij duke ndërmarr kështu shumë veprime si në drejtim të përgatitjeve për zbatim të mandatit të ri e gjithashtu edhe në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga ligji i lartpërmendur. Disa nga këto veprime kanë përfunduar dhe disa janë ende në proces. Për të gjitha çështjet të cilat varen nga Agjencia, vlerësojmë se aktivitetet për procesin e tranzicionit janë duke u përmbushur siç është planifikuar.[1]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Per ne". KPCVA. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2024. Marrë më 2024-08-29.