Agjencia e Kosovës për Inteligjencë

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) është një agjenci civile e inteligjencës e Kosovës përgjegjëse për ofrimin e inteligjencëssigurisë kombëtare për politikëbërësit e lartë të Kosovës.[1]

Logo e AKI-së.

Misioni

Redakto

Misioni i AKI-së është identifikimi i kërcënimeve të dëmshme për sigurinë e Kosovës. Kërcënimi për sigurinë e Kosovës në çdo rast konsiderohet kërcënim ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale të dëmshme për Kosovën.[1]

Ky mision realizohet, duke mbledhur dhe analizuar informacione rreth:

  • Nxitja, ndihma dhe/ose përkrahja e terrorizmit
  • Spiunazh kundër Kosovës ose në dëm të sigurisë së Kosovës
  • Sabotim i drejtuar kundër infrastrukturës jetike të Kosovës
  • Krimi i organizuar kundër Kosovës ose i dëmshëm për sigurinë e Kosovës në çfarëdo mënyre tjetër, përfshirë edhe pastrimin e parave
  • Nxitja e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë
  • Trafikimi i lëndëve të paligjshme, armëve apo qenieve njerëzore
  • Prodhimi ose transporti i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë, ose përbërësve të tyre
  • Trafikimi i paligjshëm i produkteve dhe teknologjive nën kontrollin ndërkombëtar
  • Aktivitete që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare
  • Aktet e dhunës apo frikësimit të organizuar kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë
  • Çështje që lidhen me kërcënime të rënda për shëndetin ose sigurinë publike

Drejtorët

Redakto
Emri Prej Deri
Bashkim Smakaj 2009 Janar 2015
Agron Selimaj Janar 2015 27 Janar 2017
Driton Gashi 8 Shkurt 2017 10 Prill 2018
Shpend Maxhuni 20 Prill 2018 6 Nëntor 2019
Kreshnik Gashi 25 Nëntor 2019 22 Dhjetor 2020
Petrit Ajeti 15 Prill 2021 Në detyrë

Lidhje të jashtme

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "A K I". aki-rks.org. Marrë më 2024-08-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)