Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) është një institucion kyç në strukturën e sigurisë së shtetit. E themeluar më 2021(reforumar), ajo mbikëqyr punën e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe subjekteve të tjera referuar Nenit 5 të ligjit nr.128/2021. Roli i saj është të sigurojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve nëpërmjet një pune të pavarur, transparente, dhe të drejtë. AMP është në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
ShkurtesaAMP
Formuar më2021
SeliaRruga “Asim Vokshi”, nr.19/1
Rajoni i shërbimit
Republika e Shqipërisë
Gjuha zyrtare
Shqip
Drejtor
Florian Sulejmani
Organizata amë
Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë
Buxheti
[1]
Faqja në internetwww.amp.gov.al

Misioni dhe parimet

Redakto

Ka për Mision “mbikëqyrjen e vazhdueshme, të pavarur, objektive dhe transparente të subjekteve të përcaktuara në nenin 5 të ligjit nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare. Agjencia funksionon në bazë të parimeve të përgjithshme, si:

  • Ligjshmëria;
  • Pavarësia nga subjektet ndaj të cilave ushtrohet mbikëqyrja;
  • Objektiviteti dhe paanshmëria;
  • Profesionalizmi dhe ndershmëria në ushtrimin e detyrave;
  • Transparenca;
  • Shmangia e konfliktit të interesit;
  • Proporcionaliteti;
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe sekretit hetimor;
  • Llogaridhënia;
  • Mosdiskriminimi dhe barazia gjinore;
  • Respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut

Historiku

Redakto

Periudha 1991 – 2001

Redakto

Më 11.12.1991, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin Nr. 7530 “Për Shërbimin e Kundërzbulimit në organet e Rendit Publik”, i ndryshuar më pas me ligjin Nr. 7882, datë 01.12.1994.

Ky ligj i hapi rrugën krijimit të institucionit që gjerësisht njihej si Shërbimi Informativ i Rendit dhe i cili në thelb të tij kishte detyrimin që të informonte strukturat e Ministrisë së Rendit Publik mbi veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nëpërmjet këtij ligji, punonjësit e SHIR nuk kishin kompetenca të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe nuk hetonte veprimtaritë e kundraligjshme në rradhët e Policisë së Shtetit, por vetëm informonte Ministrinë e Brendshme.

Gjatë periudhës 1991-2001, SHIR shtrihej në rang vendi dhe zyrat e saj ishin stacionuar pranë DVP-ve të qarqeve.


Periudha 2001 – 2008

Redakto

Në bazë të Ligjit Nr. 8749, datë 01.03.2001 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik”, ky shërbim u krijua si një strukturë e veçantë policore, unike dhe e pavarur, e cila varej direkt nga Ministri i Rendit Publik, ku veç karakterit informativ, veprimtaria e tij shtrihej edhe në atë të hetimit paraprak.

Ndërsa objekti i veprimtarisë ishte ai i “zbulimit dhe dokumentimit të veprimtarisë kriminale që kryhet nga punonjës të Policisë dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Rendit Publik”, punonjësit e SHKB-së kishin atributet e oficerit dhe agjentit të policisë gjyqësore. Ata mbanin gradë policore dhe kishin statusin e punonjësit të Policisë së Shtetit.

SHKB ishte strukturuar në kuadrin e njësive përbërëse të aparatit të Ministrisë së Rendit Publik, me shtrirje në të gjithë territorin e vendit, duke veçuar faktin që veprimtaria e tij si shërbim i policisë gjyqësore, udhëhiqej nga prokurori sipas kompetencave lëndore e tokësore.

Periudha 2008 – 2014

Redakto

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, në bazë të Ligjit Nr.10 002, datë 06.10.2008 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme” përcaktohej si  institucion i administratës publike, me varësi nga Ministri i Brendshëm.

Shërbimi kishte objekt të veprimtarisë “parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe hetimin paraprak të veprave penale të kryer nga punonjësit e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga funksioni e grada, për vepra penale të konsumuara gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj”, si dhe “inspektimi i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit për përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi e standardet e kërkuara, për garantimin e përgjegjshmërisë, efektshmërisë dhe efikasitetit të tyre”.

Shërbimi organizohej në nivel Drejtorie e Përgjithshme, njësi buxhetore e pavarur me fond të posaçëm, i rëndësishëm për veprimtarinë hetimore e proceduriale. Statusi i punonjësit ishte i përcaktuar në ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Shërbimi kishte kompetenca informative, hetimore dhe inspektuese.


Periudha 2014 – 2021

Redakto

Në bazë të Ligjit Nr. 70/2014 “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, SHÇBA ishte në varësi të Ministrit të Punëve të Brendshme, me pavarësi të plotë organizative, funksionale dhe menaxheriale.

Kishte kompetenca informative, hetimore, inspektuese dhe hetim administrativ e inspektim të ankesave. Kryente test të integritetit, analiza risku, jepte rekomandime, ndërsa personeli me gradë/pa gradë kishte atribute të policisë gjyqësore.

Gjatë kësaj periudhe, SHÇBA-së iu ngarkuan përgjegjësi të reja në lidhje me vetingun në polici, bazuar në ligjin Nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, përmes të cilit synohej ruajtja e integritetit të punonjësve të këtyre strukturave.

Risi ishte dhe krijimi i njësisë së Poligrafit, parashikuar nga Ligji Nr. 95/2016, “Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i cili u krijua si Sektor i posaçëm pranë Drejtorisë së Vetingut në Shërbim.


Periudha 2021 – Aktualisht

Redakto

Më datë 20 dhjetor 2021, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, një emërtesë që zëvendëson strukturën e SHÇBA, si pjesë e paketës ligjore për reformimin e strukturave të sigurisë.

Ndër risitë kryesore qe solli ky ligj, përmendim ndryshimin e emërtimit, kalimin në strukturë tërësisht civile, shmangien e konfliktit të interesit me subjektet që mbikëqyren, apo veprimtaria për pajisjen me certifikatë të sigurimit të personelit (CSP) të punonjësve të strukturave shtetërore dhe operatorëve ekonomikë privatë. Risi e këtij ligji është edhe e drejta e hetimit disiplinor, si pjesë e standardeve të EPAC-ut (Partnerët Europian Kundër Korrupsionit) dhe një prej rekomandimeve të ekspertëve të Programit ICITAP nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjithashtu, Agjencia ka përgjegjësinë për vlerësimin kalimtar e periodik të subjekteve bazuar në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar e periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Kryerja e ekzaminimit poligrafik, lindur si detyrim nga ligji Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ku është parashikuar se një nga fazat e rekrutimit të personelit të BKH-së (Byrosë Kombëtare të Hetimit) është edhe ekzaminimi poligrafik, vjen si një përgjegjësi e shtuar në AMP.

Subjekte që mbikëqyren nga AMP

Redakto
  • Punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Nëpunësit civilë dhe punonjësit administrativë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, në institucionet e mësipërme, nuk janë subjekte të mbikëqyrjes së Agjencisë.

Qëllimet e Agjencisë janë

Redakto
  • Inspektimi i subjekteve të përcaktuara në ligjin nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”;
  • Parandalimi dhe zbulimi i veprave penale;
  • Shqyrtimi dhe trajtimi i ankesave ndaj çdo subjekti, i cili, në krye të detyrës ose për shkak të saj, cënon imazhin, besimin ndaj institucioneve shtetërore dhe liritë e të drejtat e individit;
  • Vlerësimi kalimtar dhe periodik për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe vlerësimi periodik për punonjësit e Agjencisë;
  • Verifikimi i punonjësve të Agjencisë ose subjekteve për plotësimin e kushteve dhe kritereve të sigurisë për pajisjen me “Certifikatë të sigurimit të personelit” sipas legjislacionit në fuqi.

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto

www.amp.gov.al

Lidhjet e jashtme

Redakto