Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Brendshme është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Ministria është krijuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912. Me Dekretin e Kryetarit të Qeverisë të datës 4 dhjetor 1912, ajo është quajtur ministria e Brendshme, emërtim, të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1945. Pas kësaj periudhe ajo është quajtur Ministria e Punëve të Brendshme. Me ndryshimet demokratike, të realizuara në vendin tonë, pas vitit 1992, ajo mori emërtimin ministria e Rendit Publik, duke u ndarë prej saj strukturat e shërbimit sekret e të qeverisjes vendore. Ndërtesa e ministrisë së Rendit Publik ndodhet në Tiranë, pranë sheshit "Skënderbej", në b1lokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar, të cilat kanë përfunduar së ndërtuari në fund të viteve '30. Ndërtesa aktuale e ministrisë daton si e tillë që nga viti 1945.
![]() | |
Abbreviation | MPB |
---|---|
Formation | 4 dhjetor 1912 |
Type | Ministri Qeveritare |
Headquarters | Bulevardi Dëshmorët e Kombit |
Location | |
Region served | Republika e Shqipërisë |
Official language | Shqip |
Ministër | Bledar Çuçi |
Parent organization | Këshilli i Ministrave |
Budget | 16,45 miliardë Lek (2012) $ 160 milionë [1] |
Website | www.punetebrendshme.gov.al |