Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës. ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, si një proces më i thjeshtë, më i shpejtë, pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare që realizohet përmes lidhjes ndërmjet 29 qendrave komunale të regjistrimit (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si zgjidhje “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së. Sistemi i tanishëm ka ndikuar në rritjen e transparencës, si dhe ka një rritje të standardeve dhe përpjekjeve për të harmonizuar procedurat e regjistrimit me direktivat e Bashkimit Europian .

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve
ShkurtesaARBK
LlojiAgjenci e Regjistrimit
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
shqip, serbisht
Organizata amë
Qeveria e Kosovës
Faqja në internethttps://arbk.rks-gov.net/

ARBK është institucion i orientuar drejtë zhvillimit që ofron arritjen e efikasitetit më të madhë , me një cilësi të lartë për të gjithë operatorët ekonomik që operojn në Kosovë . Fokusi i ARBK-së është krijimi i një imazhi ndihmës për procedurat administrative të regjistrimit në ndihmë të biznesit dhe përmirësimit të ambientit të biznesit në vend. Qëllimi ynë është të ofrojm një shërbim institucional të përgjegjshëm dhe të krijojm një kulturë administrative tek biznesi. Stafi profesional i këtij institucioni ka arritur nivelet më të larta të cilësisë në shërbimet e ofruara. ARBK vazhdon të jetë pranë biznesit me cilësi, shërbim dhe shpejtësi.[1]

Referimet

Redakto