Agjencia e Sigurisë Kombëtare (Shtetet e Bashkuara)
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (Anglisht: National Security Agency, NSA) është një agjenci kombëtare e inteligjencës në Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-ve, në autoritetin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. ASK është përgjegjëse për monitorimin global, mbledhjen dhe përpunimin e informacionit dhe të dhënave së angjencive të inteligjencës së huaja dhe të brendëshme, për qëllime kundërzbulimi. Ajo është e specializuar në një disiplinë që njihet sinjalet e inteligjencës. Agjencia gjithashtu ka detyrë e mbrojtjes së rrjetave të komunikimit dhe sistemet e informacionit së ShBA-ve. Për të përmbushur detyrat e saj ASK mbështet në një shumëllojshmëri masash dhe misionesh, shumica e të cilave janë klandestine.
Origjina e saj e ka piknisjen si një njësi e cila merrej me dëshifrimin e komunikimeve gjatë Luftës së II Botërore, ajo u formua zyrtarisht me akronimin National Security Agency (NSA) nga Presidenti Harry S. Truman në 1952. Që nga atëherë, ASK është bërë organizata më e madhe në ShBA për nga personeli dhe buxheti. ASK aktualisht kryen mbledhjen e në mas të gjërë mbarëbotërore së të dhënave dhe është e njohur si zhvilluese e viruseve për sistemet elektronike si një nga metodat për të arritur këtë qëllim.Zyra qëndrore kryesore e ASK-s është në Fort George G. Meade, Maryland (Merilend), gati 16km në verilindje të Washington DC. Shkalla e veprimtarisë së ASK është e vështirë të përcaktohet nga të dhënat e klasifikuara, por dihet se përdorimin i elektricitetit nga zyra qëndrore kryesore e ASK-s është i madh. Buxheti për elektricitetin e ASK-s i tejkalon 21 milion dollarët në vit, duke e bërë atë përvetësuesin energjisë elektrike të dytën më të madhe në Merilend.
Fotografi të ndryshme kanë treguar se aty janë 18.000 vende parkimi, megjithëse shumë hamendësime e kanë vlerësuar fuqinë e plotë punëtore të ASK-s rreth dyfishin, pasi një numër i konsiderueshëm të punëtoreve së ASK-s janë të shpërndarë në të gjithë botën.
Përgjegjësia për komunikim të sigurt qeveritar e ka përfshirë ASK-n në disiplina të shumta teknologjike, duke përfshirë skicimin e posaçëm komunikativ harduerik dhe softuerik, prodhimin e gjysmëpërcjellësve (aty ndodhet një fabrikë e prodhimit të çipave në Ft.Meade) dhe kërkimin e avancuar kriptografik. Agjencia bën kontrata me sektorë privatë në fushat e kërkimit dhe zhvillimit shkencorë dhe teknologjik.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Faqja zyrtare e ASKA-s
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Historia e ASKA-s.