Agjia
fshat në Greqi
Agji (greqisht: Αγιά/Ayiá) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.
Agji
Αγιά | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 844 |
Emri i banorëve | Agjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Agjia kufizohet me Luaratin, nga jugu me Rrapezën e Pargën, nga lindja me Livadharin dhe nga perëndimi me detin Jon. Agjia ka këto lagje: Tepelena, Variqënthi dhe Fushëza.[1]
Toponimet të fshatit Agji:[2]
- Ar’ e Bardhës - arë në mal e rrethuar me mur, në V.
- Ar’ e Jorgës – arë, në V.
- Bela - faqe mali ku kalon një përrua i pashtershëm, në P.
- Bërrnej – kullotë.
- Burimëzat - burime në Qafë të Pusit, në V.
- Çadëret e Nizamit — faqa kodre, në V.
- Folej’ a Korbit - faqe kodre, në V.
- Fushëza — Lagja dhe sheshe ku ndodhen dyqanet dhe bëhet mexhlis, në qendër.
- Grav’ e Sheshit Glatë — shpellë a vogël, në L.
- Grava Belë – sterrë, në P.
- Kalaja e Agjisë - kala në Variqënth, në J. Aty turqit mbanin artileri bregdetare.
- Kroi Agait - krua ku ndan vendi me Gurinë, në L.
- Kroi Hidirit - gurrë uji, në V.
- Kroi Karsavecit – krua, në VL.
- Kroi i Qafës Pusit – krua, në V.
- Kserovrisi – kullotë, në P.
- Lum i Belës — përrua i madh me ujët e të cilit bluajnë tre mullinj, në P.
- Llak’n e Arapit — vend ku ndan Agjia me Arpicën, në VP.
- Llaka Lofatë - vend gropë me pyll maresh, përball, lofatë, etj, në J.
- Llogorai - mali i Agjisë, në L.
- Mal’ e Guvave - majë në malin e Llogorait, në V.
- Mala Garbi - majë e lartë në male të Agjisë, në P.
- Mala Klishë – majë kodre me gërmadhat e një kishe të vjetër, në V.
- Mala Milez - majë ku ndan Agjia me Arpicën, në P.
- Mala Pori - majë, në V.
- Mal i Belës - vargmal, në P.
- Mal i Llogorait - mal i Agjisë, në L.
- Mulliri Belës - mulli, në P.
- Mulliri Dallos - gërmadhë mulliri, në JP.
- Mulliri Grikës – mulli.
- Mulliri Pillit — mulli.
- Ngariqëni - lagje e kullotë ku ndodhet kalaja e Agjisë, në J.
- Paloparga - ara në mal, në L.
- Palosati - baçë me ullinj, në VP.
- Prroi i Belës - përrua që ka ujë të pashtershëm, i cili vjen nga mali i Belës, në P.
- Pilli i Belës - pyll në malin e Belës, në P.
- Puset e Palopargës - puse në të cilat u ipnin ujë lopëvet, në L.
- Qaf’ e Mullirit - qafë, në V.
- Qaf’ e Muzaferëve - qafë, në V.
- Qaf’ e Pusit - qafë ku ka qenë një pus, në V.
- Qafa Gjini - qafë, në VL.
- Qafa Murriz - qafë, në L.
- Qafa Strilë – qafë, në P.
- Qafëza - qafë mali, në L.
- Rrahu i Shkurtit - breg i lartë shkëmbor, në L.
- Sallmeniku - ara në mal, në V.
- Saraqini - ullishte buzë detit, në P.
- Surpa - ara e pyje.
- Shesh i Glatë - arë në malin e Agjisë, në L.
- Shkall’ e Belës - shkallë mali, në P.
- Shtëpit e Skarakolit - gërmadha shtëpijash, në J.
- Shtrunga e Sheshit Glatë - shtrung’ e gurtë në malin e Agjisë, në L.
- Shuret e Agjisë
- Trepet - luginë me brezarë, në V.
- Zigoi Mesëm - varg kodrash, në P.
Demografia
RedaktoNë viteve 1970-të, fshati Agjia ishte ende një vendbanim shqipfolës që kishte edhe disa njerëz të moshuar njëgjuhësh në gjuhën shqipe.[3]
Familjet në fshatin Agji:[4]
Çaçenj, Dallenj, Dashenj, Gjinenj, Kostenj, Lalotë, Nikenj, Prapanika, Priftatë, Repanenj (Lol Repani), etj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 267.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 267-268. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Husejn Haxhi Rushani, 80 vjeç, analfabet, nga Arila, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. 2) Rexhep Mahmuti, 80 vjeç, bari, analfabet, nga Guria, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Dushk - Lushnjë. Maj 1970.
- ^ Lukas Tsitsipis (1981). Language change and language death in Albanian speech communities in Greece: A sociolinguistic study. (Tezë). University of Wisconsin. f. 16. "During my field work in Greece I took a short trip of two weeks to Epirus, northwestern Greece to become acquainted with the dialect spoken in this area." ; f. 124. "The Epirus Albanian speaking villages use a dialect of Tosk Albanian, and they are among the most isolated areas in Greece. In the Epiriotic village of Aghiá I was able to spot even a few monolingual Albanian speakers."
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 267.