Aglomeracion
Me “Aglomeracion” ose “Distrikt industrial” nënkuptojmë një përqendrim të lartë ndërmarrjeve podhuese në një hapësirë gjeografike relativisht të vogël. Arsyet e këtij përqendrimi të lartë gjeografik të ndërmarrjeve janë të ndryshme: Së pari, ato mund të përqendrohen nga nevoja e prodhuesve për të qenë pranë burimeve prej të cilave janë të varur. Së dyti, “politikat rajonale” që krijojnë kërkesën për prodhime me cilësi tepër të lartë”. Së treti, prezenca e një qyteti: “pothuajse çdo distrikt industrial ka qenë i fokusuar në një ose më shumë qytete të mëdhenj, më pas ato u zhvendosën në periferitë e tyre.
Avantazhet e ndërmarrjeve në një Aglomeracion (distrikt industrial)
RedaktoMe kalimin e kohës ndërmarrjet që janë në një Aglomeracion Industrial arrijnë të përfitojnë këto avantazhe:
Trashëgimi i aftësive. Në një zonë të përqendruar “misteret e tregtisë” nuk janë më të tilla, por janë shumë të qarta dhe fëmijët i mësojnë ato natyrshëm. Si rrjedhojë aftësitë e veçanta transmetohen nga një brez në tjetrin dhe kthehen në një karakteristikë kualifikuese të asaj zone.
Shtimi i tregtisë. Kur disa ndërmarrje përqendrohen në një zonë të caktuar është shumë e mundur që ndërmarrjet që prodhojnë lëndë ndihmëse për to, të fillojnë të përqendrohen në të njëjtën zonë për të siguruar furnizimin me orendi, materiale etj.
Përdorimi i makinerive shumë të specializuara: Ky avantazh vjen nga niveli i lartë i ndarjes së punës dhe specializimit që karakterizon një Aglomeracion industrial (distrikt industrial) “në të cilin ndodhet një përqendrim i madh i prodhimit të një lloj produkti, edhe pse asnjë nga ndërmarrjet nuk ka investuar kapital të lartë.
Treg lokal për aftësi të veçanta: një industri e lokalizuar ofron “një treg të vazhdueshëm për aftësi të caktuara” kështu që punëdhënësit nuk hasin vështirësi kur kërkojnë për fuqi punëtore. Në të kundërt, “një ndërmarrje e izoluar” mund të ketë shumë probleme në gjetjen e punëtorëve të specializuar për proceset e tyre.
Industri udhëheqëse. Ky aspekt rrjedh nga krijimi i një atmosfere industriale që dominon rajonin ku ndodhen ndërmarrjet dhe që nxit më tepër zhvillim sesa do të mund të ndodhte vetëm nga ndryshimet e njëpasnjëshme teknike.
Futja e risive në procesin e prodhimit. Siç argumenton Marshall, idetë e reja dhe funksionale futen në proces menjëherë pasi ato janë të kudogjendura në distriktin industrial dhe të ngulitura në rrjetet shoqërore lokale.
Këto karakteristika janë kryesoret përsa i përket distrikteve industriale që krijohen si rrjedhojë e një lokalizimi të vazhdueshëm të industrive në të njëjtën hapësirë.
Fazat e zhvillimit të një distrikti industrial (Aglomeracioni)
RedaktoEkzistojnë disa faza të përfshira në procesin e krijimit dhe zhvillimit të distrikteve industriale:
Faza e parë - Para-distrikti
Faza e parë e një distrikti industrial shpesh përfshin bashkëpunimin midis dy ndërmarrjeve ose përqendrimin gjeografik të ndërmarrjeve me të njëjtin nivel zhvillimi.
Faza e dytë - Distrikti industrial në zhvillim.
Pasi është stabilizuar përqendrimi i ndërmarrjeve industriale, fillon një proces i quajtur "efekti ortek", që gjallëron edhe shumë ekonomi të jashtme. Ekonomitë e para të jashtme shpesh përfshijnë furnizuesit dhe organizimet e shërbimeve të specializuara.
Faza e tretë - Distrikti industrial në zgjerim
Lindja e ekonomive të jashtme dhe të organizatave të reja lokale rrit mundësinë e njohjes, dhe reputacionit të atij Aglomeracioni. Si rrjedhojë, sa më shumë ndërmarrje kryesore dhe ndërmarrje ndihmëse të përfshihen, aq më shumë rritet reputacioni i rajonit dhe po aq më shumë do të zhvillohen ndërmarrjet e reja lokale.
Faza e katërt - Distrikti industrial në transformim.
Pavarësisht se një distrikt mund të ripërsërisë suksesin e tij për disa dhjetëvjeçarë, ose të bëhet pjesë e një distrikti të ri, shumë prej distrikteve rajone, herët a vonë, do të kalojnë patjetër një periudhë rënie. Rënia e një distrikti industrial shpesh ndodh si rrjedhojë e "bllokimit" ose vjetërimit teknologjik, institucional, shoqëror ose kulturor të ndërmarrjeve që e përbëjnë. Në këtë rast distrikti duhet t'u përshtatet kushteve të reja, në të kundërt është i destinuar të shpërbëhet.
References:
Redakto1. Belussi, F and Caldari, K., At the origin of the Industrial District: Alfred Marshall and the Cambridge School International Workshop: “Marshall and Marshallians on Industrial Economics” March 15-16th 2008, Mercury Tower, Hitotsubashi University, Tokyo
2. Marshall A. (1920), Principles of Economics, London: Macmillan.
3. Sunley P. (1992), Marshallian industrial districts: the case of the Lancashire cotton industry in
the inter-war years, Transactions of the Institute of British Geographers, New series, 17,
3, 306-320.