Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA), antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), antar bordi i UWP, Poets del Mundo, etj. Ka qenë Sekretar i Përgjithëshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poeteve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania deri në momentin e shkrirjes së saj dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS". Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore: Almanak 2008, 2014, 2016 përfshirë në WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014, The Second Genesis, Metafora Wspotczesnosci-2017 (Poloni), Kibatek - 2016 (Itali, Keleno (Greqi), Artista la confronto (Itali), June in Italy, etj. Gjithashtu është fitues i Çmimit Letrar Najinaaman (Creativity prizes - 2016 , dhe mjaft Çmimeve Letrare në Evropë dhe Amerikë. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si: REC, UNICEF etj. Ka qenë Kryetar i Shoqatës "Rinia dhe Fëmijet" si dhe "Mjedisi në Komunitet". Aktualisht jeton në Belgjikë.

Bibliografi

Agron Shele ka lindur në më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Ka një sërë publikimesh në fushën e prozës,  poezisë dhe kritikës letrare. Është autor i prezantuar me vepra letrare në gjuhën shqipe, gjuhën italiane, gjuhën angleze, gjuhën franceze dhe gjuhën hollandeze.

Vepra letrare :

  1. Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2003
  2. Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2006
  3. Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2007
  4. Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2008
  5. Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese “ADA”, 2018
  6. White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018
  7. “RIME SPARSE” (poesie) – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018
  8. Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese “ADA”, 2014
  9. Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018
  10. La Mia Musa  (Poesie) 2019, Libri di Veris in Di Versi Libri ( Italia)
  11. Murmure d’ un autre monde 2020 ( AABS – Publishing House)
  12. Klisania – Mbretëresha e Liqenit ( Legjenda dhe rrëfime), Shtëpia Botuese “ADA”, 2022

Botime antologjike:

Bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Poetike Ndërkombëtare, në shqip:

  1. Korsi e hapur -1, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2008
  2. Korsi e hapur-2, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2012
  3. Pegasiada, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2009
  4. Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
  5. Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
  6. Atunis Galaxy Anthology- 2020 – Demer Prees – Netherlands
  7. Atunis Galaxy Anthology- 2020 – Demer Prees – Netherlands
  8. Atunis Galaxy Anthology- 2021 – Demer Prees – Netherlands
  9. Atunis Galaxy Anthology- 2022 – Demer Prees – Netherlands
  10. Atunis Galaxy Anthology- 2023 – Demer Prees – Netherlands

Revista Letrare:

  1. Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2015
  2. Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2016
  3. Atunis Nr (5-6) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2017


https://atunispoetry.com