Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Agroturizmi është një sektor i rëndësishëm që lidh ekonominë bujqësore me turizmin, i cili, në në këndvështrimin e fermerëve, është një ofertë për produkte e veprimtari bujqësore, ndërsa për turistët, një mundësi e mirë rekreacioni pranë natyrës, pra thënë ndryshe, agroturizmi përfshin veprimtari turistike që zhvillohen në ferma bujqësore apo në hapësirën rurale. Disa studiues, në përkufizimin e agroturizmit, shprehen se ai është një stil pushimi që zakonisht zhvillohet në ferma.[1]

Karakteristika të përgjithshme të agroturizmit

Redakto

Disa karakteristika të rëndësishme të agroturizmit, që e bëjnë atë të dallueshëm nga turizmi rural, janë:

a.      Mundësia për kënaqur kërkesat e turistëve në pjesëmarrje aktive në procesin e kultivimit të produkteve të ndryshme bujqësore, në përgatitjen e ushqimit, në përshtatjen me mënyrën e jetesës në një familje apo komunitetin rural.

b.     Mundësia për plotësuar kërkesat e turistëve për njohjen e karakteristikave të proceseve të ndryshme që zhvillohen në ekonominë bujqësore apo njohja me karakteristikat kryesore etnografike të zonës.

c.      Mundësia për të kënaqur nevojat emocionale të turistëve, si p.sh. kontakti i drejpërdrejtë me kafshët, përjetimi i atmosferës së fshatit, dëgjimi i cicërimave të zogjve në natyrë, qetësia apo aroma e barit etj.

Funksionet kryesore të agroturizmit

Redakto

Agroturizmi ka funksion: [2]

a.      socio-psikologjik,

b.     ekonomik,

c.      hapësinor dhe mjedisor.

Aktivitetet kryesore të agroturizmit

Redakto

Si aktivitete kryesore të agroturizmit, mund të përmendim:

-         shitja të drejpërdrejta të produkteve bujqësore te konsumatori (nëpërmjet stendave të fermave),

-         edukimi bujqësor (vizita shkollore në fermë),

-         mikpritj (akomodimi në fermë për një ose disa netë),

-         rekreacioni (gjuetia, peshkimi, kalërimi etj.),

-         argëtimi (dreka, darka, festivale të ndryshme etj.).

Zhvillimi i agroturizmit ka një impakt të gjerë në komunitetet rurale që ofrojnë atraksione turistike. Ai ofron forma dhe metoda të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm rural të një rajoni të caktuar. Madje, zhvillimi i agroturizmit mundëson sigurimin e të ardhurave për komunitetet rurale në vende të pafavorshme apo me mundësi të pakta për veprimtari bujqësore.

Në disa rajone të tjera, zhvillimi i agroturizmit mundëson kultivimin e llojeve bimore dhe shtazore të veçanta, të cilat janë të njohura për zonën apo rajonin si zonë e veçantë kultivuese. Gjithashtu, mund të promovohen traditat, zakonet, këngët, lojërat dhe ushqimet tradicionale. Këto paraqesin në vetevete një mundësi të mirë për promovimin e ekoturizmit në aspektin e trashëgimisë kulturore dhe tradicionale. Turistët shfrytëzojnë mundësinë e pushimit në fundjavë për të realizuar qëllime rekreative, duke frekuentuar me grupe familjare në pjesë të ndryshme të natyrës, duke zhvilluar vizita të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duke shijuar ushqimet tradicionale apo duke vrojtuar peizazhet apo natyrën në përgjithësi.

Zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri

Redakto

Ritmi i shpejtë i jetës në qytet dhe rritja e ndotjes së mjedisit po i shtyn banorët e qytetit drejt zonave rurale. Banorët e qyteteve të mëdha janë në kërkim të mjediseve ku ata mund të kalojnë kohën e çmuar në prani të familjes dhe të miqve, si dhe të shijojnë veçantinë e natyrës. Turistët po largohen nga përvojat dhe programet turistike standarde, nga mjediset standarde nëpër hotele dhe nga të njëjtat atraksione dhe ekskursione. Kjo tendencë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për sektorin e agroturizmit që po zhvillohet dhe në Shqipëri.[3]

Agroturizmi, si një sektor i rëndësishëm i ekonominë bujqësore, vitet e fundit ka marrë zhvillim dhe në Shqipëri, falë potencialeve që ofron vendi ynë për zhvillimin e tij.

Megjithëse mungojnë të dhëna zyrtare për numrin e saktë të bizneseve të agroturizmit në Shqipëri, bazuar në përvojën praktike dhe konsultimet me grupet e interesit, ekziston një numër prej më shumë se 300 bujtinash dhe 100 njësish agroturizmi. Gjatë vitit 2018, u hapën dhe u regjistruan në Shqipëri rreth 43 biznese të reja të agroturizmit dhe 34 bujtina (ATSh, 2018), që është shenjë e interesit në rritje për investime në këtë sektor. Gjatë viteve 2014-2018 janë hapur 97 njësi të reja të agroturizmit dhe 113 bujtina, duke dhënë një ndikim të konsiderueshëm në rritjen e ofertës së agroturizmit dhe turizmit rural në Shqipëri.[4]

References:

Redakto

[1]Sznajder, M., Przezbórska, L., Scrimgeour, F. “Agritourism”. 2009, ISBN9781845934828

[2]L.C.Chase,M.Steëart, B.Schilling, B. Smith, M. Ëalk.  "Agritourism: Toëard a Conceptual Frameëork for Industry Analysis". Journal of Agriculture, Food Systems, and Community Development(2 prill 2018. pg13–19 ISSN 2152-0801

[3] Sektori i agroturizmit në Shqipëri: Potencialet për zhvillim e nevojat financiare.Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF)Creative Business Solutions (CBS),Qershor 2019 fq.8

[4] Sektori i agroturizmit në Shqipëri: Potencialet për zhvillim e nevojat financiare.Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF)Creative Business Solutions (CBS),Qershor 2019 fq.9