Ahmet Nexhdet Sezer
Ahmet Nexhdet Sezer (lindi më 13 shtator 1941) është politikan turk dhe presidenti i dhjetë i Turqisë nga viti 2000 deri më 2007. Më parë ai ishte President i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë nga viti 1998 deri më 2000. Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë zgjodhi Sezer si president në vitin 2000 pasi skadoi mandati shtatë vjeçar i Süleyman Demirel. Ai u pasua nga Abdullah Gjyl në vitin 2007.
Ahmet Nexhdet Sezer | |
---|---|
Presidenti i 10-të i Turqisë | |
Në detyrë 16 maj 2000 – 28 gusht 2007 | |
Paraprirë nga | Süleyman Demirel |
Pasuar nga | Abdullah Gjyl |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 13 shtator 1941 Afjonkarahisar Turqi |
Partia politike | I pavarur |
Bashkëshortja/et | Semra Sezer |
Arsimimi | Fakulteti Juridik i Universitetit të Ankarasë |
Nënshkrimi | |
Sezer u bë kandidat për president me përkrahjen e shumë politikanëve të parlamentit. Ai u zgjodh president në zgjedhjet e majit të vitit 2000, duke u bërë kryetari i parë i shtetit i Turqisë që vjen nga një sfond gjyqësor. Ai u betua më 16 maj 2000. Mandati i tij ishte që të skadonte më 16 maj 2007, por për shkak se Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë nuk arriti të zgjedhë një president të ri, ai e mbajti zyrën pro tempore deri më 28 gusht 2007 (Kushtetuta e Turqisë thotë që mandati i një presidenti të zgjatet derisa të zgjidhet një pasardhës).
Jeta e hershme
RedaktoSezeri lindi në Afjonkarahisar te Ahmet Hamdi Sezer dhe Hatixhe Sezer.[1] Pas mbarimit të shkollës së mesme më 1958, ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Ankarasë në vitin 1962 dhe filloi karrierën e tij si gjyqtar në Ankara. Pas shërbimit të tij ushtarak në Akademinë Ushtarake, ai shërbeu së pari si gjyqtar në Dicle dhe Yerköy, dhe më vonë u bë gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Ankara. Në vitin 1978, ai mori LL.M. në të drejtën civile nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Ankarasë.
Referime
Redakto- ^ "Çalışkan, dürüst ama biraz sert mizaçlı" (në turqisht). 26 prill 2000. Marrë më 24 maj 2016.