Aida Garifullina

këngëtare operistike ruse

Aida Garifullina (lindur në 30 shtator 1987) është një soprano ruse me origjinë nga Tatarstani. Ajo është fituesja e konkursit operistik në 2013 “Operalia” dhe ka marrë pjesë në disa produksione në Teatrin Mariinsky, në Shën Petersburgu si dhe Wiener Staatsoper. Ajo ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Decca Records”.[1][2]

Aida Garifullina

Biografia dhe karriera muzikore

Redakto

Fillimet në karrierë

Redakto

Garifullina ka lindur në 1987 në Kazan, kryeqytetin e republikës së Tatarstanit. Mamaja e saj, Lyalya Garifullina (dirigjente kori) është momentalisht drejtuese e Qendrës për Muzikën Bashkëkohore “Sofia Gubaidulina”.[3] Që prej fëmijërisë mamaja e saj ka shërbyer si influencë për zhvillimin e saj muzikor dhe ishte një shtyllë e fortë në zhvillimin profesional të Aidës.[4] Në moshën 18 vjeçare ajo lëvizi drejt Nuernverg për të studiuar muzikë.[5]

Në 2007 ajo nisi studimet në Universitetin Vjenez për Muzikë dhe Artin performativ nën udhëheqjen e Claudia Visca. Dy vite më vonë Garifullina debutoi në produksionin e Moxartit me titull “Così fan tutte”.[6] Në 2010 ajo fitoi konkursin për këngëtaren më të mirë , konkursi me emër “Muslim Magomayev” në Moskë.[7] Pasi u diplomua në 2011, ajo performoi në ceremoninë përmbyllëse në Shenzhen[8] si dhe këndoi në duetin me Alessandro Sfina në Kazan.[9]

Në 2012 Garifullina këndoi në hapjen e Lojërave Olipmike verore në Londër.[10] Në Londër ajo u njoh me Valery Gergiev, drejtorin artistik të teatrit “Mariinsky Theater” në Shën Petërsburg. Në janar 2013 ajo debutoi në skenën e teatrit “Marinsky Theater” në rolin e Susanna në operën "Buffa" të Mozartit “The Marriage of Figaro”.[11] Ajo më vonë shtoi në repertorin e saj rolin e Gildës në pjesën “Rigoletto” si dhe rolin e Adinës në pjesën “L'elisir d'amore”.[12]

Në qershor ajo performoi në ceremoninë hyrëse në “Summer Universiade” në 2013 në Kazan.[13] Ajo gjithashtu performoi në ceremoni përmbyllëse së bashku me orkestrën në teatrin “Mariinsky”, të dirigjuar nga Valery Gergiev.[14]

Çmimi Operalia

Redakto

Karriera e Garifullinës mori një hov zhvillimi kur fitoi çmimin e parë në “Operalia” në 2013. Gjatë 2013 dhe 2014 ajo u përfshi në një seri performancash të shquara, së bashku me José Carreras, Plácido Domingo dhe Dmitri Hvorostovsky. Në 2014 ajo performoi në recitalin “Rosenblatt” të zhvilluar në hollin “Wigmore” në Londër. Në 2015 ajo nënshkroi kontratën me shtëpinë diskografike “Decca Records”.[15]

Që prej fillimit të sezonit 2014-2015, ajo është pjesëtare e asamblit në Operën Vjeneze.[16]

Ajo portretizoi sopranon amerikano-franceze Lily Pons duke performuar “The Bell Song” nga opera “Lakmé” në filmin e 2016 me titull “Florence Foster Jenkins”.[17]

Në shkurt 2017 ajo publikoi albumin nëpërmjet shtëpisë diskografike “Decca”, një album që përmban 15 pjesë muzikore të regjistruara në Radion e Orkestrës Simfonike, nën dirigjimin e Cornelius Meister.

Referime

Redakto
  1. ^ "Aida Garifullina - Sänger/innen - Wiener Staatsoper". Wiener Staatsoper. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2016. Marrë më 2016-06-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Aida - Aida Garifullina,Cornelius Meister". AllMusic (në anglisht). Marrë më 2017-01-28.
  3. ^ Zamilova, Aigul (17 tetor 2013). "Мать и дочь Гарифуллины стали одновременно заслуженными" [Mother and daughter Garifullina both honored]. kazved.ru (në rusisht). Tatmedia. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2017. Marrë më 21 prill 2018.
  4. ^ Uskova, Dean (mars 2014). "Аида Гарифуллина: новая опера России" [Aida Garifullina: New Opera Russia]. Your Story (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 1 dhjetor 2014.
  5. ^ Bugrowa, Olga (30 gusht 2013). "Das "Siegeslied" von Aida Garlifullina". Radio Stimme Ruslands (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2014. Marrë më 21 prill 2018.
  6. ^ Listing Arkivuar 23 prill 2016 tek Wayback Machine on the Wiener Staatsoper page for contracted singers, accessed December 1, 2014 (in German).
  7. ^ Press release Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine on the 2013 Gala Concert featuring previous winners of the Muslim Magamaev International Singers contest, (accessed December 1, 2014).
  8. ^ Raisovich, Metshin I. (23 gusht 2011). "Флаг FISU получил мэр столицы Татарстана Ильсур Метшин" [Kazan took over from Shenzhenya. FISU flag was handed to the mayor of the capital of Tatarstan Ilsur Metshin.]. TatCenter.ru (në rusisht).
  9. ^ Akhmetov, Laysan (tetor 2013). "Аида Гарифуллина спела с Алессандро Сафина" [Aida Garifullina sung with Alessandro Safina]. tataram.ru (në rusisht).
  10. ^ "Aida Garifullina sing at Olympic charity concert in London". Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2020. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Le nozze di Figaro". mariinsky.ru. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Аида Гарифуллина из Казани спела главную партию в премьере Мариинского театра". ClassicalMusicNews.Ru. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2017. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Aida Garifullina: My feeling after my appearance at the Opening Ceremony of the Universiade is beyond words". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Фестиваль «Шаляпин. Нуриев. Казань» завершился грандиозным гала-концертом" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2014. Marrë më 21 prill 2018.
  15. ^ "Аида Гарифуллина получила звание "Заслуженный артист РТ"". tataram.ru (në anglisht).
  16. ^ "Aida Garifullina - Sänger/innen - Wiener Staatsoper". Wiener Staatsoper. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2016. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Watch Aida Garifullina perform the Bell Song, from Florence Foster Jenkins". the Guardian (në anglisht). 2016-05-17. Marrë më 2016-06-08.