Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Aida Tuci gazetare shqiptare, ka lindur në vitin 1976 në qytetin e Rrëshenit. Në vitin 2000 u diplomua për gazetari në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1998 – 2000 ka punuar si gazetare kulture në gazetën "Shekulli". Më pas bëhet pjesë e stafit të gazetës "Sporti Shqiptar".

Ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me revista të ndryshme. Aktualisht punon si gazetare e faqeve kulturore në Media MAPO, që nga themelimi i saj. Ka fituar Çmimin Kombëtar të Gazetarisë Kulturore "Teodor Keko" për vitin 2012.