Aikido është art luftarak me origjinë nga Japonia. Krijuesi i saj është Morihei Ueshiba (1883-1969).

Aikido rruga e harmonisë konsiderohet të jetë stil jo agresiv sepse praktikuesit e aikidos nuk nxisin sulm. Parimi bazë i aikidos është “mos lufto forcë me forcë”. Aikido përdorë shumë pak teknika të goditjeve me dorë dhe këmbë. Në vend të kësaj forca e sulmuesit është e ridrejtuar në hedhje, teknika të levave dhe në teknika frenuese. Madhësia, pesha, mosha, dhe forca fizike e sulmuesit luan rol shumë të vogël, sepse praktikuesi i shkathtë i Aikidos është i aftë që të ridrejtoj energjinë e sulmuesit, duke e mbajtur sulmuesin në gjendje të çekuilibruar konstante.

Që të jetë efektive Aikido merr kohë të gjatë për t'u mësuar dhe mjeshtëruar në krahasim me artet tjera luftarake. Aikido mund të praktikohet edhe në moshë të shtyrë sepse aikido është art luftarak i cili nuk mbështetet në fleksibilitet, shpejtësi të muskujve, dhe forcë. Kështu Aikido u bë e njohur me gratë dhe me personat e moshave të vjetra. Trajnimi i aikidos mëson përdorimin e disa armëve të arteve marciale siç është tento, Jo dhe Bokken. Gjithashtu është stili sportiv i aikidos i quajtur aikido tomiki.

Aikido u popullarizuar nga aktori Steven Seagal.