Morihei Ueshiba (植芝盛平,Ueshiba Morihei) (Tanabe, 14 dhjetor 1883 - 26 prill 1969) ka qene themeluesi i artit marcial japonez. Konsiderohet nje nga mjeshterit e medhenj te artit marcial me te medhenj te shekullit XX, ka qene themeluesi i artit marcial Aikidō dhe quhet nga Aikidoka -t Ōsensei (mjeshtër i madh).

Ne moshe te vogel ishte femijë i dobët fizikisht dhe me i shkurtër se bashkmoshataret e tij. Ky fakt e shtyu babain e tij ta regjistronte ne shkollat ku praktikohej sumo dhe te ushtronte notin. Fillon duke praktikuar me intensitet te madh artet marziale, ky fakt sepse kur ishte ne moshe te vogel ishte i pranishem ne momentin kur babai i tij u rrah per se vdekuri nga kundershtaret e tij politik. Nga ai moment vendosi te mesonte artet marziale per te mbrojtur veten dhe personat e dashur.

Frekuenton shumë shkolla, mëson stile te ndryshme dyluftimi si Jujutsu dhe Bukijutsu. Arti qe i la gjurmë te thella ne jetë është arti marzial Daito ryu Aiki Jujutsu, arti i samurajit nga familja Takeda. Maestro i tij ishte Takeda Sokaku i konsideruar nga disa ,,samurai i fundit,,, i cili i mesoi artin Daitō ryū duke i dhene graden qe eshte vetem poshte grades Menkyō kaiden dhe ia dha çertifikaten, maestro i Daitō ryū Aiki Jūjutsu. Me vone hapi nje dojo te tijen ne Tokyo, ku filloi ti mesojë nxenesit e tij teknikat Aiki Daitō ryū dhe Aiki Jūjutsu, që është "skeleti" i ,,Aikido,,. Shume shpejt themeloi asociacionin Aikikai Foundation dhe Kobukan dōjō ku behet honbu dōjō.

Gjate qendrimit ne Tokyo meson se babai i tij eshte afer vdekjes, prandaj kthehet ne shtepi per ti qendruar prane, gjate udhetimit u takua me nje person, i cili pati rol te rendesishem, ne jeten e tij dhe ne themelimin e Aikido-s. Ky ishte Ōnisaburō Deguchi kapo i nje organizate fetare shintoiste e quajtur Ōnisaburo Deguchi.

Themelimi i artit, "ai - ki - do"

Redakto

Pastaj shkoi në Iwama, ne prefekturen e Ibaraki ku e themeloi dojo-n Ibaraki dhe Aiki Jinja tempullin e Aikido-s. dhe iu përkushtua filozofisë Budo. Nga kjo periudh thuren shumë histori te cilat e pershkruanin si Mbreti Dragua i cili ka ardhur ne toke per te perhapur Aikido-n.

Vdiq më 26 prill 1969 nga kanceri ne stomak.