Air Albania
Air Albania është linja ajrore kombëtare e transportit me flamur të Shqipërisë, me seli në Rinas, Shqipëri. Ajo u themelua me ndihmën e Presidentit turk Rexhep Taip Erdoan si një degë e Turkish Airlines. Qendra e linjës ajrore është në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza", ku ndodhet selia e korporatave ajrore. Fluturimet filluan më 15 shtator 2018.