Airbus S.A.S. (lexo: Eirbas; ´erbu´s) është kompani evropiane për prodhimin e aeroplanëve civil dhe ushtarak me bazë në Tuluzë, Francë. Airbus është prodhuesi më i madh i aeroplanëve komercial në bazë të numrit të aeroplanëve të shitur dhe në bazë të numrit të prodhuar.

A 330-200 Air Seychelles 2013

Airbus është në pronësi të përbashkët të dy gjigantëve evropian të mbrojtjes, EADS-it (80%) francezo-gjermano-spanjoll dhe BAE Systems-it (20%) britanik.Tashmë kompania quhet "Airbus Group".Pjesët e aeroplanëve punohen në kryesisht në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë. Montimi bëhet në Tuluz (Francë) dhe Hamburg (Gjermani).

Produktet civile

Redakto
 
Airbus A320

Produkti i parë i Airbus-it ishte A300, aeroplani i parë në botë trupë-gjerë me dy motorë. Një variant më i shkurtë i A300 njihet si A310. Suksesi me të vërtet filloj me lansimin e modelit A320, trup-ngushtë për distanca të shkurta, që solli në treg sistemin e kontrollit fly-by-wire. A320 u prodhua edhe në versionet më të shkurtër A318 dhe A319. Versioni i zgjatur është emëruar A321 dhe është konkurrent i Boeing 737. Familja A320 pëlqehet nga bartësit e rijë low-cost.

Për distanca të largëta Airbus prodhon dy-motorshin A330 dhe katër-motorshin A340. Kompania mburret veçanërisht me teknologjitë fly-by-wire, kabinën dhe sistemet e ngjashme të përdorura në tërë familjen e fluturave, e cila e bënë shumë më të lehtë trajnimin e ekuipazhit. Për ndryshimin nga Boeing-u, aeroplanët e Airbus-it përdorin kompjuter që korrigjojnë vendimet e pilotit, përdorin xhojstik për kontrollimin e fluturakes në vend të timonin tradicional të aeroplanit, dhe përdorimi i ligurave të lehta në vend të aluminit.

Në janar 1999 Airbus krijoj kompaninë e veçantë Airbus Military S.A.S. për të ndërmarrë zhvillimin e një transportuesi ushtarak të fuqizuar nga motorë turboprop. Airbus Military A400M do të jetë fryt i bashkëpunimit të aleatëve të NATO-s në këtë projekt që do të jetë alternativë e C-130 Hercules.

Në çerekun e katërt të vitit 2006 do të hyjë në shërbim Airbus A380, i cili do të ulë 555 pasagjerë dhe do të bëhet aeroplani më i madh në botë për pasagjerë. Kompania po e zhvillon edhe A350, që do të jetë konkurrent për Boeing 787.


Lista e produkteve dhe detajet (informatat nga Airbus)
 Aeroplani   Përshkrimi   Ulëset   Data e lansimit   Fluturimi i parë   Dorëzimi i parë 
A300 2 motorë, trup-gjerë, 250-375 maj 1969 Tet 1972 maj 1974
A310 2 motorë, trup-gjerë, A300 i ndryshuar 200-280 Kor 1978 Pri 1982 Dhje 1985
A318 2 motorë, trup-ngushtë, A320 i zgjatur 6.17 m 136 Pri 1999 Jan 2002 Tet 2003
A319 2 motorë, trup-ngushtë, A320 i shkurtuar 3.77 m 145 Qer 1993 Jan 1995 prill 1996
A320 2 motorë, trup-ngushtë 180 mars 1984 Shku 1987 mars 1988
A321 2 motorë, trup-ngushtë, A320 i zgjatur 6.94 m 220 Nënt 1989 mars 1993 Jan 1994
A330 2 motorë, trup-gjerë 253-440 Qer 1987 Nënt 1992 Dhje 1993
A340 4 motorë, trup-gjerë 261-440 Qer 1987 Tet 1991 Jan 1993
A350 2 motorë, trup-gjerë 250-300 Tet 2005 2009 2010
A380 4 motorë, trup-gjerë, dy katesh 555-840 Dhje 2000 prill 27, 2005 Q4 2006

Konkurrenca me Boeing

Redakto
 
Porositë për avion Airbus dhe Boeing

Nga aspekti i porosive për 2005, Airbus ka mbajt udhëheqjen e fituar nga Boeing më 2003 me 1055 porosi krahasuar me 1002 për Boeing. Mirëpo, Boeing prinë me 55% të vlerës së porosive të vitit 2005.

Shiko edhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto