Akacianë janë quajtur ndjekësit e Acaciusit të Cesareas, patriarkut skizmatik të Konstandinopojës dhe autorit të "Enotico-s" ose, quajtur ndryshe, "Ediktit të Bashkimit", i nxjerrë nga perandori Zenon, rreth vitit 482. Doktrina e Acaciusit synonte bashkimin e kishës së krishterë në një të vetme por ajo binte në kundërshtim me Koncilin e Kalcedonisë dhe prandaj u hodh poshtë nga papa Felice III. Skizma që pasoi zgjati deri në vitin 519 kur patriarku i Konstandinopojës Gjoni II njohu sërish doktrinën e Kalcedonisë të vitit 451.[1]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto