Kostandinopoja

sulltani
(Përcjellë nga Konstandinopoja)

Kostandinopoja (greq. Κωνσταντινούπολις / Konstantinupolis - "Qyteti i Kostadinit, turq. Kostantiniyye) u themelua nga grekët në vitin 660 p.e.s. me emrin Vizantion (Βυζάντιον - shqip Bizanti) dhe e mbajti këtë emër deri në vitin 1930, vit në të cilin Qemal Ataturk kreu reforma kombëtare turke duke e quajtur İstanbul (shqip Stambolli). Kostandinopoja gjendet në pozitë strategjike midis Bririt të artë dhe Detit të Marmaranit në pikën ku takohen Evropa dhe Azia.

Stambolli dhe Bosfori, marrje satelitore.

HistoriaRedakto

Në lashtësinë e vonë dhe në mesjetë Konstantinopoli pati rëndësi shumë të madhe. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i pasur i Evropës. Në mesjetë ai quhej edhe "Mbretëresha e qyteteve". Kostandinopoja ishte "Roma e Re (Nova Roma emër që mori nga krijuesi i tij Perandori romak Konstantini i I (i cili konsiderohet ilir nga Dardania), me 11 maj të vitit 330) kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, pas pushtimit osman në vitin 1453 u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Si qendra e dy perandorive botërore, në vendin ndarës mes dy kontinenteve, Kostandinopoja zotëron një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Si lloji i parë i një qyteti perandorak, Kostandinopoja ka qenë më gjatë se Roma (qindvjeçari 3 p.e.s - qindvjeçarin e 5) metropol që nga qindvjeçari i 4 deri në të 18-in.

Ata kishin kultura të ndryshme ato ishin të ngjajshme me ato të romakve por kulturat e tyre morrën fund me pushtimin e osmaneve. Ata kishin politika te ndryshme te cilat te gjitha drejtat i kishte mbreti. Ata kishin mur shum të fort me i forti në kohen e mesjetes ato ishin shum të larta dhe kishin hapsir në mes 3 metra qe edhe nese hynte dikush ngecej në mes dy mureve të larta kjo beri qe muret të jen të forta.

Shiko edhe këtëRedakto