Bosfori
Bosfori (turq. Bogaziçi) është ngushticë detare e cila lidh Detin e Zi me detin Marmara. Bosfori ndodhet në mes gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, dhe ndanë Evropën nga kontinenti i Azisë. Ngushtica e Bosforit bashk me dardanelet bashkon detin Egje me Detin e Zi. Nëpër të dy ngushticat kalojnë rrugët e rëndësshme ndërkombëtrae.
Të dhënat themelore:
- gjatësia: rreth 30 kilometra
- gjerësia: nga 0,7 deri 3,7 kilometra
- thellësia: rreth 30dhe 120 metra
Në Stamboll janë të ndërtuara tri ura të cilat lidhin dy brigjet e dy kontinenteve:
- Ura “Dëshmorët e 15 Korrikut“, është ndërtuar në vitin 1973 dhe është e gjatë 1.074 metra
- Ura “Fatih Sultan Mehmet“, është ndërtuar në vitin 1988 dhe është e gjatë 1.090 metra.
- Ura “Javuz Sultan Selim“, është ndërtuar në vitin 2016 dhe është e gjatë 1.408 metra.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Bosfori. |
- High Resolution Pictures of Bosphorus Arkivuar 3 korrik 2011 tek Wayback Machine
- Encyclopedia of Earth entry on Bosphorus
- A Video About Drive Along the Bosphorus Arkivuar 11 janar 2011 tek Wayback Machine