Hipodromi i Kostandinopojës (Turqisht: Hipodrom ose Sultanahmet Meydanı, Greqisht: Ἱππόδρομος τῆς Κωνσταντινουπόλεως, Hippódromos tēs Kōnstantinoupóleōs, Latinisht: Circus Maximus Constantinopolitanus) ishte një cirk që ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sheshi Sulltanahmet (Sultanahmet Meydanı) në qytetin turkStambollit, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar. Këtu është xhamia e Sulltan Ahmetit.

Pamje e Hipodromit të Kostandinopojës (Sheshi Sulltanahmet)

Fjala hipodrom vjen nga hippos (ἵππος), kali dhe dromos (δρόμος), shteg ose rrugë. Për këtë arsye, nganjëherë në turqisht quhet edhe Atmeydanı ("Sheshi i Kalit"). Gara me kuaj dhe gara me qerre ishin argëtime të njohura në botën e lashtë dhe hipodromat ishin tipare të përbashkëta të qyteteve greke në epokën helenistike, romake dhe bizantine.

Monumentet

Redakto

Kolona e Gjarprit

Redakto
 
Kolona e Gjarprit

Për të ngritur imazhin e kryeqytetit të tij të ri, Kostandini dhe pasardhësit e tij, veçanërisht Teodosi I, sollën vepra arti nga e gjithë perandoria për ta zbukuruar atë. Monumentet u ngritën në mes të hipodromit, spina. Midis tyre ishte trekëmbëshi flijues i Plataea, tani i njohur si Kolona e Gjarprit, e hedhur për të festuar fitoren e grekëve mbi persianët gjatë Luftërave Persiane në shekullin 5 p.e.r. Kostandini urdhëroi që Tripod të zhvendosej nga Tempulli i ApolonitDelfi dhe të vendosej në mes të Hipodromit. Pjesa e sipërme ishte zbukuruar me një tas të artë të mbështetur nga tre kokat e gjarprit, megjithëse duket se kjo nuk u soll kurrë në Kostandinopojë. Kokat e gjarprit dhe e treta e sipërme e kolonës u shkatërruan në vitin 1700.[1] Pjesë të kokave u gjetën dhe shfaqen në Muzeun Arkeologjik të Stambollit. E vetmja gjë që mbetet nga Tripodi i Delfit sot është baza, e njohur si "Kolona e Gjarprit".

Obelisku i Teodosit

Redakto
 
Obelisku i Teodosit në Hipodrom

Një tjetër perandor që zbukuroi Hipodromin ishte Teodosi I, i cili në vitin 390 solli një obelisk nga Egjipti dhe e ngriti atë brenda pistës garuese. Gdhendur nga graniti rozë, ai u ngrit fillimisht në Tempullin e KarnakutLuxor gjatë mbretërimit të Thutmose III rreth vitit 1490 pes. Teodosi preu obeliskun në tre pjesë dhe e solli në Kostandinopojë. Seksioni i sipërm mbijeton dhe ai qëndron sot aty ku e vendosi Teodosi, në një piedestal mermeri. Obelisku prej graniti ka mbijetuar gati 3.500 vjet në një gjendje jashtëzakonisht të mirë.

Obelisku Mural

Redakto
 
Obelisku Mural

Në shekullin e 10-të, Perandori Kostandin Porfirogjeni ndërtoi një tjetër obelisk në skajin tjetër të Hipodromit. Fillimisht ishte e mbuluar me pllaka bronzi të praruara, por ato u plaçkitën nga trupat Latine në Kryqëzatën e Katërt. Bërthama prej guri e këtij monumenti mbijeton gjithashtu, e njohur si Obelisku Mural.

Statujat e Pophyrius

Redakto

Shtatë statuja u ngritën në Spina të Hipodromit për nder të Porphyrius the Charioteer, një karrocier legjendar i fillimit të shekullit të 6 i cili në kohën e tij garoi për dy partitë të cilat u quajtën "Të Gjelbrit" dhe "Kaltërtit". Asnjë nga këto statuja nuk ka mbijetuar. Bazat e dy prej tyre kanë mbijetuar dhe janë shfaqur në Muzeun Arkeologjik të Stambollit.

Referimet

Redakto
  1. ^ Thomas F. Madden, "The Serpent Column of Delphi in Constantinople: Placement, Purposes, and Mutilations," Byzantine and Modern Greek Studies 16 (1992): 111-45.