Akademia Ivodent është një institucion i arsimit të lartë i cili fokusohet në edukimin e teknikëve dentarë në përdorimin e teknikave dentare analoge dhe digjitale. Veprimtaria kërkimore është e fokusuar në zhvillimin dhe aplikimin e materialeve dhe teknikave të reja dentare.

Akademia Ivodent
Themelimi2003
RektoriProf. Ilo Mele
DekaniProf. Fejzi Keraj
Faqja zyrtarewww.ivodent.edu.al

Akademia Ivodent u themelua në përgjigje të kërkesës në rritje në tregun shqiptar për teknikë dentarë të aftë për të aplikuar teknika, instrumente dhe procedura moderne dhe të certifikuara për prodhimin e protezave dentare dhe aparateve ortodontikë. Ajo bashkëpunon me kompanitë lider në prodhimin e aparaturave, instrumentave dhe materialeve dentare Ivoclar (Zvicër), BEGO (Gjermani), 3Shape (Danimarkë), RHEIN83 (Itali), Renfert (Gjermani) etj. Sot Akademia Ivodent është qendër e rëndësishme e edukimit në Shqipëri për studimin dhe përditësimin e njohurive mbi teknikat dentare, nga teknikët dentarë dhe mjekët stomatologë.

Historiku Redakto

Akademia Ivodent është hapur në vitin 2003 si institucion plotësues parauniversitar duke ofruar një kurs 2-vjeçar për laborantë dentarë. Në vitin 2009 mori statusin e institucionit të arsimit të lartë universitar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 176, me emrin Kolegji Profesional Privat "Ivoclar Vivadent & Partners" që ofron një program studimi trevjeçar, Bachelor në "Teknikë e Lartë Dentare”. Kolegji dhe programi i tij i studimit u akredituan për herë të parë nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë në vitin 2013 për një periudhë 6-vjeçare. Në vitin 2016 Kolegji u riorganizua në Akademinë IVODENT që ofron programe Bachelor dhe Master dhe ka të drejtën të ofrojë edhe programe doktorature në fushën e teknikave dentare.

Aktualisht Akademia IVODENT ofron tre programe studimi, një Bachelor në "Teknikë e Lartë Dentare", një program profesional 2-vjeçar në "Teknikë Dentare" dhe një Program Master Profesional në "Teknika Digjitale Dentare" për teknikët dentarë dhe mjekë stomatologë, të akredituar nga ASCAL. Institucioni planifikon të zgjerojë mundësitë akademike nëpërmjet hapjes së programeve të reja të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë. Ne synojmë t'ju ofrojmë studentëve tanë, dhe jo vetëm, mundësinë për t'u trajnuar më tej përmes një masteri shkencor dhe doktorature.

Bazuar në analizat e vazhdueshme lidhur me nevojat që ekzistojnë sot për profesionistët e laboratorit dentar planifikon hapjen në vitin 2023 të një programi Master për teknikët dentarë klinicist, si specialistë klinikë dhe laboratorikë të përgatitjes së protezave të lëvizshme. Për shkak të lidhjeve të ngushta me qendrat e edukimit dentar dhe departamentet e tyre të kërkim-zhvillimit, Akademia Ivodent ofron kurse të edukimit të vazhdueshëm ku teknikët dentarë dhe mjekët stomatologë mund të marrin njohuri bashkëkohore mbi teknikat dhe materialet dentare.

Vendndodhja Redakto

Akademia Ivodent ndodhet në rrugën “Prokop Myzeqari” nr.10 në Tiranë, në një pozicion urban mjaft të favorshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm nëpërmjet linjave të transportit publik. Akademia është e pajisur me hapësira parkimi për biçikleta brenda saj dhe infrastrukturë të përshtatur për personat paraplegjikë.

Akademia Ivodent mbulon një sipërfaqe prej 950 m2 duke u shërbyer rreth 110 studentëve dhe duke ofruar ambientet e saj për stafin akademik dhe administrativ prej rreth 25 personash. Akademia Ivodent ka hapësirën e saj laboratorike, sallën e leksioneve dhe seminareve, sallën e konferencave, bibliotekën dhe sallën e kompjuterave. Investimi i realizuar ndër vite kap vlerën e rreth 200 000 euro për pjesën e infrastrukturës dhe mobilimit dhe rreth 350 000 euro për pajisjet laboratorike.

Organizimi dhe administrimi Redakto

Akademia Ivodent udhëhiqet nga dy organe kryesore kolegjiale Bordi i Administrimit dhe Senati Akademik.

Bordi i Administrimit Redakto

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial ​​administrativ që garanton përmbushjen e misionit të institucionit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit mësimor dhe shkencor nëpërmjet burimeve financiare dhe asete të luajtshme dhe të paluajtshme të Akademisë. Ai mbikëqyr të gjitha punët e institucionit dhe është përgjegjës që strategjia dhe detyrat e tij zhvillimore të përmbushen. Bordi përbëhet nga një përfaqësues i shoqërisë themeluese Ivodent shpk, 2 anëtarë të Senatit Akademik dhe 2 anëtarë të jashtëm që kanë përvojën dhe vizionin mbi zhvillimin e edukimit në shkencat e teknologjisë dentare. Bordi drejtohet nga Z. Enton Mele.

Menaxhimi i përditshëm drejtohet nga Administratori Alvina Zyberaj, i cili është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të bordit.

Senati Akademik Redakto

Senati Akademik është një organ kolegjial vendimmarrës që përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, koordinon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë mësimore e kërkimore dhe vlerëson efikasitetin e tyre. Senati Akademik drejtohet nga Rektori dhe mblidhet periodikisht. Senati kryesohet nga rektori dhe përbëhet nga 5 anëtarë, dekani i fakultetit, drejtuesit e departamenteve dhe 1 përfaqësues i këshillit studentor.

Fakulteti dhe Departamentet Redakto

Akademia ka një fakultet, Fakultetin e Teknikave Dentare, që përbëhet nga 2 departamente, Departamenti i Ortodoncisë dhe Departamenti i Protetikës, si dhe Qendra e Studimit të Teknikave. Bashkëpunimi ndërmjet departamenteve theksohet në strategjitë e kërkimit dhe arsimit të akademisë. I gjithë personeli akademik dhe administrativ përfiton nga kjo mundësi dhe janë pjesëmarrës aktivë në një mori aktivitetesh kërkimore dhe arsimore ndërdisiplinore në kuadër të Akademisë.

Fakulteti është përgjegjës për sigurimin e mbajtjes së leksioneve, organizimin e seminareve, kryerjen e hulumtimeve dhe përcaktimin e sylabuseve për mësimdhënie etj.

Programet e studimit Redakto

Bachelor në “Teknikë e Lartë Dentare” Redakto

Në vizionin e akademisë, vendin kryesor e zë realizimi me sukses i programit të studimit trevjeçar i cili përfundon me diplomimin si Teknik i Lartë Dentar. Kjo diplomë synon të përgatisë teknikë të lartë dentarë me trajnime të ngjashme me të njëjtin nivel studimi të parashikuar në Deklaratën e Bolonjës. Akademia Ivodent bazohet në përvojën e vendeve më të zhvilluara në fushën e stomatologjisë. Kjo eksperiencë bën të mundur formimin me njohuritë e duhura në profesionin e teknikut dentar.

Programi i studimit të ciklit të parë BSc "Teknikë e Lartë Dentare", organizohet me kohë të plotë dhe zgjat 3 vite akademike, 180 kredite, në përfundim të të cilave lëshohet një diplomë BSc. Organizimi i studimeve bazohet tërësisht në Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit si dhe në praktikat më të mira evropiane.

Program 2-vjeçar me karakter Profesional në "Teknikë Dentare" Redakto

Programi me karakter profesional në “Teknikë Dentare” është ndërtuar me 120 kredite ECTS dhe ofron një trajnim bazë të specialistëve në teknikat më të përdorura në laboratorët dentarë duke mundësuar punësimin në laboratorët ekzistues. Ky program studimi do të zgjasë 2 vite akademike ose 4 semestra. Në total studenti do të kryejë 22 provime të cilat janë lëndë praktike profesionale dhe temë e provimit përfundimtar/diplomës. Në përfundim të programit, studentët diplomohen si Teknikë Dentarë dhe marrin një diplomë. Programi me karakter profesional në Teknikë Dentare u hap me urdhër Nr. 189, datë 03.07.2020 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Master Profesional në "Teknika Digjitale Dentare" Redakto

Programi Master Profesional në "Teknika Digjitale Dentare" ofron njohuri të thelluara profesionale për profesionistët e shkencave mjekësore dhe teknikë dentarë në fushën e prodhimit të protezave dhe punimeve dentare duke kombinuar teknikat tradicionale me teknikat digjitale dhe të automatizuara në laboratorin dentar ose klinikë dentare . Fokusi i programit është ofrimi i teknikave dhe punimeve të avancuara protetike që kërkojnë trajnim teknik shumë të mirë nga profesionistë të fushës. Përsosmëria në këto teknika kërkon njohuri të thelluara në përdorimin dhe zhvillimin e softuerit CAD (Computer Aided Design) për modelimin e protezave digjitale dhe ndërtimin dhe përdorimin e pajisjeve të përpunimit CAM (Computer Aided Machines) që kontrollohen në mënyrë digjitale si printerët 3D, shkrirja ose sinterimi me makina LASER dhe frezë. Studentët aftësohen gjatë studimeve edhe në përdorimin e teknikave analoge për të arritur estetikën maksimale në punimet me materiale qeramike. Ata zhvillojnë aftësitë për të kuptuar më mirë problemet kryesore të kafshimit dhe për t'i trajtuar dhe zgjidhur ato në mënyrë sistematike. Programi gjithashtu ofron njohuri të thelluara që studenti të njihet me arsyen dhe mënyrën e aplikimit të biomaterialeve dentare që aplikohen më tej nga studentët në laboratorët dhe klinikat dentare.

Ky program studimi zgjat 1 vit akademik ose 2 semestra. Në total studenti do të kryejë 22 provime të cilat janë lëndë praktike profesionale dhe temë e provimit përfundimtar/diplomës. Në përfundim të programit, studentët diplomohen si Teknikë Digjitalë Dentarë dhe marrin një diplomë. Programi Master Profesional në Teknika Digjitale Dentare u hap me urdhër Nr. 349, datë 17.09.2021 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Jeta studentore Redakto

Këshilli Studentor Redakto

Këshilli Studentor është një organizatë e pavarur që nuk ushtron veprimtari politike apo ekonomike dhe nxit pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të akademisë. Këshilli Studentor përbëhet nga përfaqësues të çdo programi dhe kryetari i cili zgjidhet me votim një herë në dy vite.

Aktivitete sociale Redakto

Studentët e Akademisë Ivodent inkurajohen dhe mbështeten në aktivitete të ndryshme shoqërore të propozuara nga të dyja palët. Aktivitetet përfshijnë ceremoninë e pritjes së studentëve të vitit të parë, ceremoninë e diplomimit, ekskursionet, organizimin e ndeshjeve sportive, kinematë etj.

Trajnime Redakto

Për të ndihmuar cilësinë e shkollës studentët trajnohen vazhdimisht nga stafi akademik dhe teknikë dentarë të cilët vijnë nga vende që janë në ballë të zhvillimit dhe kërkimit në fushën e stomatologjisë si: Gjermania, Zvicra, Liechtenstein, Belgjika etj. janë vënë në dispozicion të shkollës nga kompani të njohura evropiane dhe sjellin në Shqipëri njohuritë më të fundit botërore mbi teknikat, proceset dhe materialet dentare. Pjesë e trajnimit bëhen edhe ish studentë dhe të ftuar të Akademisë.

Alumni Redakto

Studentët e Akademisë Ivodent janë 100% ose të punësuar në profesionin e tyre ose kanë hapur laboratorët e tyre dentarë. Studentët tanë janë të punësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, si Gjermani, Zvicër, Itali, Norvegji, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Akademia mban kontakte me studentë të diplomuar për t'i ftuar ata në trajnimin që zhvillon dhe për t'i mbështetur në jetën e tyre të mëvonshme profesionale.

Bashkëpunëtorët Redakto

Në përmbushjen e misionit të saj, Akademia Ivodent bashkëpunon ngushtë me institucionet partnere të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor brenda dhe jashtë vendit. Këto marrëveshje kanë ekzistuar që nga hapja e institucionit paraardhës të Akademisë Ivodent në vitin 2004. Fillimisht bashkëpunimi konsistoi me kompanitë e prodhimit të aparateve dhe materialeve të përdorura në protetikën dentare dhe departamentet e tyre të kërkim-zhvillimit apo edukimit dentar. Këtu mund të përmendim bashkëpunimin me International Center for Dental Education (ICDE) të kompanisë Ivoclar Vivadent dhe Akademinë Dentare pranë kompanisë BEGO. Këto bashkëpunime ekzistojnë dhe janë intensifikuar me kalimin e viteve. Ata i kanë njohur studentët dhe stafin akademik të AI me teknikat dhe materialet më moderne të krijuara në departamentet e kërkimit dhe zhvillimit të këtyre prodhuesve të njohur, duke orientuar kërkimin në AI në fusha të ngjashme dhe në bashkëpunim me ta.

Krahas kompanive Ivoclar Vivadent dhe BEGO, vlen të përmendet bashkëpunimi i nisur në tre vitet e fundit me kompanitë RENFERT, Rhein83 dhe 3Shape. Ky bashkëpunim ka nisur në formën e mobiliteteve të stafit dhe prezantimit të profileve të produkteve dhe kërkimeve të ndërsjella shkencore.

Me kompaninë Rhein83, Akademia Ivodent pritet të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje formale bashkëpunimi, e cila parashikon edhe shkëmbime reciproke të stafit, shfrytëzimin e literaturës dhe infrastrukturës së ofruar nga të dyja institucionet.

Në vitin 2018-2019 u nënshkruan marrëveshje me Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Universitetin Aldent dhe Albanian University, të cilat janë gjithashtu të vetmet institucione që ofrojnë studime universitare në fushën e teknologjisë stomatologjike në rajonin shqipfolës të Ballkanit.

Më tej në vitin 2020 u nënshkrua marrëveshja me Universitetin Politeknik të Tiranës, i cili ka në stafin e tij akademik profesorë me eksperiencë në fushën e teknikave të përpunimit të materialeve, robotikës dhe automatizimit dhe si i tillë përshtatet edhe si partner në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Marrëveshja e fundit u nënshkrua në shtator 2021 me Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT), i cili është aktiv në mësimdhënie dhe kërkime në lidhje me zhvillimin e softuerit të kontrollit të makinerive në industri dhe gjithashtu përshtatet mirë si një partner në zbatimin e teknikave dixhitale në të mësuar. dhe kërkimore.

Natyrë pak më ndryshe është bashkëpunimi me Institutin e Kristalografisë, pjesë e Centro Nazionale delle Ricerche, në Bari të Italisë. Bashkëpunimi me këtë institucion kërkimor ka nisur prej tre vitesh dhe ka konsistuar në shkëmbimin e stafit akademik, në aplikime të përbashkëta në programet ndërkombëtare të mbështetjes së kërkimit shkencor si dhe përdorimin e aparateve matëse për karakterizimin e materialeve. Tashmë është hartuar marrëveshja e bashkëpunimit me këtë institut, e cila pritet të nënshkruhet deri në fund të vitit 2021.

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua me Tenius Laboratories, një kompani e specializuar në analizat kimike të substancave, në tetor 2021. Bashkëpunimi është veçanërisht i vlefshëm për QST në kërkimin për analizën e produkteve bimore me efekte antimikrobiale të aplikueshme në patologjitë dentare.