Akademia Ushtarake "Skënderbej" U krijua më 8 nëntor 1944, si një kurs i ulët për përgatitjen e kuadrove e oficerëve. Në janar të vitit 1945 u vendos në Tiranë. Me 8 janar të vitit 1949 ajo mori emrin "Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve "Enver Hoxha". Për herë të parë në këtë shkollë në vitin mësimor 1967-1968 u pranuan femrat, qindra prej të cilave e kanë mbaruar me sukses atë. Shkollën e Bashkuar e kanë drejtuar gjeneralë e komandantë të shquar si Vaskë Gjino, Gjin Marku, Thoma Xhixho, Qazim Kapisyzi, Enver Begeja, Halil Xhuka, Spiro Adhami, Rustem Peci, Arseni Stroka, Aleks Andoni, Arseni Stroka, Perlat Sula, Armand Vincani, Luan Hoxha etj. Mijëra ushtarakë kanë studiuar në këtë shkollë, ndërkohë që dhjetra prej tyre kanë arritur të drejtojnë strukturat më të larta ushtarake dhe të marrin gradën Gjeneral.Në vitin 1993 kjo shkollë mori emrin Akademia Ushtarake "Skënderbej". Ka qënë vatra kryesore e përgatitjes së oficerëve për ushtrinë shqiptare.