Thoma Koço Xhixho (3 Prill 1920 – 29 Nëntor 2002) ishte gjeneralmajor i Ushtrisë Shqiptare, shkencëtar ushtarak, themeluesi dhe komandanti i parë i Akademisë Ushtarake Shqiptare.[1][2][3][4][5] Ai është një prej hartuesve të Artit Ushtarak Shqiptar, si dhe dokumenteve e rregulloreve bazë të përgatitjes së Ushtrisë Shqiptare.[1][6] Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Thoma Xhixho ishte një ndër drejtuesit e rëndësishëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH). Në fillesat e Rezistencës Antifashiste në Shqipëri, ai ishte një prej pjesëtarëve të parë të saj dhe një ndër komandantët e parë të rezistencës së armatosur ndaj forcave okupatore.[1][7][8][9][10]

Thoma Xhixho
Xhixho më 1963
Lindur më3 Prill 1920
Suhë, Lunxhëri, Gjirokastër, Shqipëri
Vdekur më29 Nëntor 2002
Tiranë, Shqipëri
Shërbimi/degabordered UNÇSH
bordered Ushtria Kombëtare Shqiptare
bordered Ushtria Popullore e Shqipërisë
Vite shërbimi1941-1977
GradaGjeneral Major
Në komandëBatalioni "Thoma Lula" (Batalioni "Çamëria")
Brigada XIX Sulmuese
Divizioni I i Këmbësorise
Divizioni VIII i Këmbësorisë
Divizioni V i Këmbësorisë
Brigada XXII Autonome
Brigada V e Këmbësorisë Malore
Shkolla e Bashkuar e Oficerëve
Akademia Ushtarake Shqiptare
Drejtor i Drejtorisë së Përgatitjes Luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes
Betejat/luftratLufta e Dytë Botërore
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare
ShkollimiAkademia Ushtarake Frunze
Akademia Ushtarake Voroshillov
Bashkëshortja/etSofika Pecani Xhixho
FëmijëtVera Xhixho
Piro Xhixho
Sokol Xhixho

Lindur në Suhë të krahinës së Lunxhërisë, Gjirokastër, Xhixho u rrit në një familje me tradita të hershme patriotike.[11][12][13] Ai u lidh që herët me Rezistencën Antifashiste dhe Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Xhixho u ngjit gradualisht në radhët e Lëvizjes Antifashiste dhe UNÇSH, nga komandant njësiti guerril, komisar kompanie, komisar batalioni e më pas komisar Brigade. Gjatë LIIB ai ishte në udheheqje të disa prej operacioneve luftarake kundër forcave ushtarake të Italisë Fashiste dhe Gjermanisë NazisteZonën e I-rë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër.

Në vitet e pasluftes, Xhixho shërbeu në krye të Divizioneve e njësive të tjera të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe kontribuoi në ngritjen dhe ristrukturimin e njësive të Ushtrisë Shqiptare të sapodalë nga lufta. Ai ishte Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare. Në vitet ’60-’70, Xhixho ishte Drejtor i Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Jeta e hershme dhe fillesat e aktivitetit

Redakto

U lind dhe u rrit në një familje shqiptare në Suhë, Lunxhëri, Rrethi i Gjirokastrës, në Jug të Shqipërisë. Babai i tij, Kostandini (Koço) si dhe e ëma Katerina, dhe e gjithë familja merreshin me bujqësi. Xhixho mbaron shkollën fillore në Suhë dhe pjesërisht në Poliçan. Në një kohë kur shumica e popullsisë së Shqipërisë nuk shkolloheshin fare ose mbaronin vetëm ciklin fillor të shkollës, Xhixho me mbështetjen e familjes, u bë i pari nga vendlindja e tij që shkoi në gjimnaz.  Ai përfundoi gjimnazin e Gjirokastrës. Gjatë këtyre viteve, ai ndihmonte e punonte për familjen e cila e kishte marrë atë për strehim në qytet sidhe punoi për pak kohë si sekretar pa rrogë në një studio avokatie në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës, ai u kthye pranë familjes në Suhë, ku punoi për disa kohë në bujqësi, në ndihmë të familjarëve. Në këtë kohë, pranohet në një kurs ushtarako-policor të organizuar nga shteti. Dërgohet në Tiranë e në Kazerta, Itali me studime. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, Xhixho kthehet në vendlindje. Gjatë kësaj kohe, ai lidhet me komunistët dhe Lëvizjen e Rezistencës e cila kishte filluar të merrte formë. Ai lidhet dhe bashkëpunon me disa prej figurave kryesore të Lëvizjes së Rezistencës si Bedri Spahiu, Tahir Kadare, Vasil Kati etj.[1][3][14]

LIIB dhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Redakto

Rezistenca Antifashiste, Lufta Nacionalçlirimtare dhe Zona e I-rë Operative

Redakto

Nga Prilli i vitit 1941, Xhixho bëhet pjesëtar i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.[1][11] Nga Janari deri në Dhjetor 1942, Thoma Xhixho ishte komandant i njësitit guerril e çetës territoriale të zonës.  Që në fillesat e rezistencës së armatosur, ai ishte ne krye të aksioneve të para për çarmatimin e postave të xhandarmërisë, ushtrisë e karabinierisë në Rrethin e Gjirokastrës. Në bashkëpunim me drejtues të tjerë të Lëvizjes Antifashiste, Xhixho ishte në krye të disa prej aksioneve të rëndësishme të njësiteve guerrile për goditjen dhe sabotimin e forcave dhe infrastrukturës së okupatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Gjirokastër dhe Zonën e I-rë Operative (ZIOp).[1][11]

Në Dhjetor 1942, Xhixho punon në menyrë aktive në terren për organizimin e rezistencës së armatosur në krahinën Lunxhëri. Në Janar 1943, ai emërohet Përgjegjës Ushtarako-Politik  për krahinën Lunxhëri-Rrëzë. Në Prill 1943, Xhixho bëhet anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Në Gusht 1943 ai merr detyrën e Komisarit të Komandës së Vendit Lunxhëri.[1] Në Shtator 1943, njësiti guerril i komanduar nga Thoma Xhixho, në bashkëveprim me forcat e batalionit “Misto Mame” etj., merr pjesë në rrethimin e Divizionit italian 151 të Këmbësorisë “Peruxhia” në Gërhot sidhe në goditjen ndaj autokolonës së Korparmatës së XXII Malore të ushtrisë naziste e cila përpiqej të hynte në territorin shqiptar në drejtimin Janinë-Gjirokastër.[1][11]  

Nga Janari 1944, Xhixho shërben si komisar në njësitë e Grupit të IV-ët Partizan ‘Çamëria’. Ai shërben fillimisht në detyrën e komisarit të kompanisë e më pas komisar i batalionit ‘Telo Plaku’ dhe komisar i batalionit ’Thoma Lula’ (batalioni ‘Çamëria’). Në Prill 1944, në krye të batalioneve të Grupit të IV-ët Partizan, merr pjesë në luftimet kundër njësive të ushtrisë gjermane gjatë Operacionit “Blindschleiche” ("Gjarpri i Verbër") kundër forcave të Korparmatës së XXII Malore të Vermahtit. Në Maj 1944, në Kongresin e Përmetit ai merr një nga gradat e larta të kohës, Major i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (UNÇ). Me formimin e Brigadës së XIX-të Sulmuese (mbi bazën e Grupit të IV-ët Partizan ‘Çamëria’), merr detyrën e Komisarit të kësaj brigade.[1][7][10][15][16] Gjatë luftës, vëllai i Xhixhos, Pano Xhixho ishte Komisari i batalionit “Misto Mame” dhe më pas mori detyrën e Komisarit të batalionit të III-të të Brigadës së VIII-të Sulmuese. Ai është Dëshmor i Atdheut.[1][17][18][19] Në krye të formacioneve luftarake partizane, Thoma Xhixho mori pjesë në çlirimin e qyteteve, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Konispol, Libohovë etj.        

Pas-lufta

Redakto

Krijimi, forcimi dhe drejtimi i njësive të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

Redakto

Menjëherë pas Çlirimit të Shqipërisë, në vitin 1945, Thoma Xhixho përzgjidhet në grupin e parë të ushtarakëve që u dërgua për studimet e larta në Akademitë e huaja. Së bashku me këtë grup prej 15 oficerësh, ai dërgohet për studime në Akademinë Ushtarake FrunzeBashkimin Sovjetik.[1][20] Në vitin 1947, pas kthimit në atdhe për nevoja urgjente të ushtrisë[1][20], ai caktohet menjëherë në detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të I-rë të Këmbësorisë në Tiranë. Gjatë kohës së Provokacioneve Greke në vitet 1948-1950, ai shërben në detyrat e shefit të shtabit të Divizionit të VIII-të ‘Korça’ dhe Divizionit të V-të ‘Kurveleshi’, të dislokuara përgjatë kufirit shtetëror Shqipëri-Greqi. Me riorganizimin e strukturave të Ushtrisë Shqiptare, gjatë viteve 1950-1952 dhe 1954-1958, Xhixho shërben si komandant i Brigadës së XXII-të Autonome në Burrel dhe komandant i Brigadës së V-të të Këmbësorisë Malore në Gjirokastër.[1][21]

Themelimi dhe drejtimi i shkollave ushtarake shqiptare dhe kurseve të larta akademike

Redakto

Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve

Redakto

Në Dhjetor 1952, Xhixho emërohet Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në Tiranë. Në këtë detyrë ai u bë drejtuesi dhe organizuesi i parë i Kursit të Lartë 2-vjeçar të Oficerëve. Kjo përbënte dhe pervojën e parë në Shqipëri të krijimit të një programi akademik e përgatitor të këtij niveli për oficerë karriere me eksperiencë.[1][3]

Themelues dhe Komandant i Shkollës së Lartë të Ushtrisë (Akademia Ushtarake)

Redakto

Më 10 Maj 1958 krijohet për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Akademia Ushtarake Shqiptare (fillimisht ajo u quajt Shkolla e Lartë Ushtarake). Për formimin e Akademisë (Shkollës së Lartë Ushtarake) u ngarkua Thoma Xhixho. Në urdhërin nr. 400 të vitit 1958, të nxjerrë nga Ministri i Mbrojtjes gjeneralkolonel Beqir Balluku, “Mbi formimin e Shkollës së Lartë Ushtarake”, thuhet: “Për formimin e Shkollës ngarkohet Kolonel Thoma Xhixho”.[1][4][22][23][24]

Xhixho së bashku me pjesëtarët e stafit të tij Niko Dulaku, Ferik Hoda, Elami Hado, Veip Aliaj, Hysni Rusi e Dhimitër Ndrenika filloi punën për ngritjen e këtij institucioni. Krijimi i Akademisë bëhej në kushte kur Ushtria Shqiptare nuk trashëgonte ndonjë institucion të tillë shkencor. Një institucion kaq i lartë nuk kishte qenë në të gjitha kohërat e ekzistencës së Ushtrisë Shqiptare dhe si rezultat, përvoja në këtë drejtim mungonte. E vetmja përvojë që ekzistonte, ishte ajo e Kursit të Lartë të Oficerëve, të cilin i takoi ta organizonte dhe drejtone po Thoma Xhixho. Për krijimin dhe ndërtimin e Akademisë u punua shkallë-shkallë. Në fillim u krijuan kurse gjashtë-mujore e një-vjeçare për oficerë gjitharmësh e artileri e më vonë, me radhë, deri sa ajo u plotësua e përgatiste të gjitha llojet e armëve e shërbimeve që kishte nevojë ushtria.[1][25][26]  

Kështu Ushtria Shqiptare, për herë të parë krijoi një institucion të lartë ushtarak, të organizuar dhe të drejtuar nga kuadro dhe pedagogë shqiptarë. Akademia u bë një qendër e rëndësishme shkencore dhe laborator në përpunimin e Artit Ushtarak. Dhe ky nder i takoi Thoma Xhixho, si komandant i parë i Akademisë Ushtarake, i cili, së bashku me stafin e tij, vuri themelet e saj.[1][3][27][28]

Në vitin 1960, Xhixho shkoi me studime në Akademinë “Voroshillov” dhe pas kthimit në vitin 1961, emërohet sërish komandant i Akademisë Ushtarake. Gjeneralmajor Thoma Xhixho ishte komandant i Akademisë që prej krijimit të saj në vitin 1958 e deri në vitin 1966. Më pas ai u rikthye në Akademi si zv.Komandant , Instruktor i Përgjithshëm dhe Shef i Degës Ushtarako-Shkencore në vitet 1972-1977. Gjeneral Xhixho shërbeu si konsulent dhe pedagog i jashtëm në Akademinë Ushtarake deri në vitin 1981. Ai mbetet edhe sot një nga drejtuesit dhe pedagogët më jetëgjatë në Akademinë Ushtarake Shqiptare, duke qenë në shërbim të saj për më shumë se 13 vjet.[1]

Kontributi në Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë Shqiptare

Redakto

Nga viti 1966 deri më 1972 Gjeneral Thoma Xhixho ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë dhe gjatë kësaj kohe ka qenë kryeredaktor i Revistës Politiko-Ushtarake (organ qëndror i Ministrisë së Mbrojtjes). Në këtë periudhë, gjenerali merrte pjesë në organizimin dhe përgatitjen e çdo stërvitjeje dhe ishte vazhdimisht në udhëheqje të tyre, duke patur në krye Shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjenerallejtnant Petrit Dume. Për të eksperimentuar dhe vënë në jetë Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, Artin Ushtarak, dhe Rregulloret e Luftimit, nën drejtimin e tij sidhe Shtabit të Përgjithshëm, u organizuan disa stërvitje të mëdha, si “Tomorri-68”, “Shpiragu-69”, “Drini-71”, “Peza-72”, “Kaptina-73”, “Semani-74” etj.[1]

Xhixhos i atribuoen një sër studimesh dhe artikujsh shkencorë mbi përgatitjen dhe funksionimin e ushtrisë. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm shkencor në studimin e mënyrave të stërvitjes ushtarake, aspekte taktike të luftimit në mbrojtje dhe mësymje të njësive të ndryshme të ushtrisë etj. Një sër studimesh mbi historinë ushtarake të popullit shqiptar mbajnë autorësinë e tij. Xhixho ka qenë bashkautor në të gjitha sesionet dhe konferencat shkencore të organizuara në Akademinë Ushtarake për problemet e mësimit, edukimit dhe kualifikimit shkencor.[1][3][6] Deri në fund të angazhimit të tij në Ushtrinë Shqiptare, Gjeneral Xhixho i dedikoi mbi 20 vjet shkollave ushtarake, edukimit, arsimit dhe përgatitjes luftarake në ushtri.[1]

Hartues i Artit Ushtarak Shqiptar të Luftës Popullore dhe Drejtor i Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë

Redakto

Gjeneral Thoma Xhixho ishte një ndër tre pjesëtarët e Bërthamës së Përhershme të Grupit Përgjithësues Studimor, të atashuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, bashkë me gjeneralmajor Ernest Jakova dhe gjeneralmajor Spiro Shalësi. Bërthama e Përhershme e Grupit përgatiti  dhe përpiloi dokumentet bazë që parashtronin Artin Ushtarak Shqiptar të Luftës Popullore, siç ishin “Referati i Ministrisë së Mbrojtjes” i vitit 1963 dhe “Materiali Teorik Ushtarak” (“Tezat e Këshillit të Mbrojtjes”) i vitit 1967, materiale të cilat iu nënshtroheshin një diskutimi në një shkallë më të gjerë pjesëmarrjeje të kuadrove më të larta të Ushtrisë. Këto materiale u bënë dokumentat e parë bazë për orientimin strategjik të mbrojtjes së vendit.[1][20] Në vitet 1975-1977 Gjeneral Xhixho ishte zv/kryetar i grupit të rishikimit të dokumentit kryesor të Ushtrisë “Tezat e Këshillit të Mbrojtjes”, detyrë ngarkuar Akademisë, posaçërisht Degës Shkencore të drejtuar nga Xhixho. Ky dokument i rishikuar u bë baza e gjithë studimeve shkencore të mëpasshme në nivel ushtrie.[1][29]  

Jeta pas daljes në pension

Redakto

Thoma Xhixho doli në pension në vitin 1977. Ndërkohë ai u përfshi edhe në veprimtarinë e Organizatës Kombëtare të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku u zgjodh dhe në Kryesinë e saj. Gjeneral Xhixho është një nga themeluesit e Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut.[1][14] Ai ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës Bashkimi Atdhetar i Ushtarakëve në Rezervë sidhe anëtar aktiv i shoqatës “Lunxhëria”.[14]  Në vitet e ndryshimeve të thella që solli ndërrimi i sistemeve, gjenerali nuk u përfshi në politikë dhe mbajti një qëndrim të distancuar nga të gjitha kahet e mendimit dhe veprimit politik gjatë periudhës së tranzicionit.[1]  

Gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës

Redakto

Në shkurt-mars të vitit 1999, me kërkesë të komandës së Divizionit të Kukësit dhe me interesimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral Thoma Xhixho, bashkë me një grup ushtarakësh madhorë në pension, shkuan në një mision ndihmës e këshillues në mbështetje të reparteve ushtarake të Divizionit të Kukësit dhe shtabit të tij. Gjenerali, bashkë me shokë, kolegë dhe shtabin e Divizionit, vizitoi trupat dhe efektivin e Ushtrisë Shqiptare të dislokuar pranë vijës kufitare sidhe brezat e fortifikimeve e njesitë e mekanizuara pergjatë frontit Veri-Lindor, për të vlerësuar gjendjen e trupave, gatishmërinë dhe masat e marra për mbrojtjen e kufirit shtetëror ndaj një agresioni eventual.[1][21][30][31]

Trashëgimia

Redakto

Në Nëntor 2022, u botua libri “Gjeneral Thoma Xhixho I Pari Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare”, bashkë me librin “Koncepte për Artin Ushtarak”, një përmbledhje studimesh, analizash e artikujsh ndër vite me autor Gjeneral Thoma Xhixho.[1][6][32][33][34] Gjeneral Thoma Xhixho është dekoruar me urdhëra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, sidhe shtetet Ukrainë, Rusi etj.[35]

Gjeneral Thoma Xhixho mban titullin “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës” akorduar pas ndarjes nga jeta.[36][37]

Dekorata akorduar Gjeneralit Thoma Xhixho:[1]

Redakto
  • Medalja e Çlirimit (28 Shkurt 1945)
  • Medalja e Kujtimit (26 Nëntor 1945)
  • Medalja e Trimërisë (viti 1946)
  • Ylli Partizan Klasi III (viti 1946)
  • Urdhëri i Trimërisë (27 Nëntor 1946)
  • Urdhëri “Skënderbeu” Klasi III (7 Korrik 1947)
  • Urdhëri i Shërbimit Ushtarak Klasi II (11 Korrik 1949)
  • Urdhëri i Shërbimit Ushtarak Klasi II (2 Janar 1950)
  • Urdhëri i Shërbimit Ushtarak Klasi II (22 Nëntor 1950)
  • Ylli Partizan Klasi II (20 Nëntor 1952)
  • Urdhëri “Ylli i Kuq” (25 Qershor 1953)
  • Medalja 10-Vjetori i Ushtrisë Popullore (10 Korrik 1953)
  • Urdhëri “Skënderbeu” Klasi III (22 Qershor 1959)
  • Urdhëri “Skënderbeu” Klasi II (25 Qershor 1963)
  • Medalja "50-Vjetori i Mbrojtjes Heroike të Kievit" (14 Maj 1995)
  • Medalja e 60-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut
  • Medalja e 40-Vjetorit të PPSH

Shikoni dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab Zotaj, Bernard (2022). Gjeneral Thoma Xhixho, I pari Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare (bot. 978-9928-363-20-6). Tiranë: West Print.
  2. ^ Kasapi, Vangjel (21 shtator 2016). "Thoma Xhixho, autoritet ne themelimin e shkollave ushtarake". Gazeta Telegraf.
  3. ^ a b c d e Kasapi, Vangjel (2014). Yjet e gjeneralëve: historia e drejtuesve më të shquar të ushtrise, nga krijimi i shtetit shqiptar deri në ditët e sotme. Botart. ISBN 978-99281-164-6-8.
  4. ^ a b Zotaj, Bernard (20 prill 2018). "Thoma Xhixho, personalitet i shquar i arsimit dhe shkencës ushtarake". Gazeta Ushtria: 14.
  5. ^ Golemi, Zaho; Gaxhaj, Mevlan; Jata, Ajet (maj 2017). "Fuqia akademike e diturisë në Akademinë e Forcave të Armatosura". Revista Mbrojtja: 44–51.
  6. ^ a b c Xhixho, Thoma (2022). Koncepte për Artin Ushtarak. West Print. ISBN 978-9928-363-23-7.
  7. ^ a b Xhixho, Thoma; Buxheli, Avni; Mitrojorgji, Vango; Çuçi, Edip; Nasto, Vangjel; Karanxha, Kosta (2000). Historiku i Brigadës së XIX-të Sulmuese. Tiranë: Tirana.
  8. ^ Xhixho, Thoma; Kutra, Nane; Papavasili, Sofo; Xhori, Rako (1988). Lunxhëria në luftën për liri e pavarësi dhe socializëm. Gjirokastër: Shtypshkronja Gjirokastër.
  9. ^ Ramohito, Halim (2007). Në Shërbim të Atdheut Tim. Tiranë. ISBN 978-99956-827-67.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  10. ^ a b Lufi, Jani (2003). Partizani Shqiptar Gjeneral i Ushtrisë Sovjetike. Tiranë: Almera. ISBN 978-99956-20-21-9.
  11. ^ a b c d Xhixho, Perikli (2010). Suha, mes natyrës e historisë. Tiranë. ISBN 978-99956-818-1-4.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  12. ^ Qeli, Bashkim (korrik 2022). "Gjeneral Thoma Xhixho". Gazeta Labëria. fq. 7.
  13. ^ Kosta, Ilo (dhjetor 2002). "U nda nga jeta Gjeneral Thoma Xhixho". Gazeta Lunxhëria. fq. 8.
  14. ^ a b c Meçi, Pavli (gusht 2008). "Kush do të flasë për Miston dhe Mihalin". Gezeta Pavdekësia. fq. 26.
  15. ^ Kuçuku, Veledin (2004). Historiku i batalionit partizan "Çamëria". Tiranë: GeeR.
  16. ^ Xhixho, Thoma; Buxheli, Avni; Mitrojorgji, Vango; Çuçi, Edip; Nasto, Vangjel; Karanxha, Kosta; Kondi, Asllan; Sharra, Kristo; Kuçuku, Veledin (2024). Zotaj, Bernard; Bonaj, Myzafer; Qeli, Bashkim; Zemani, Asllan (red.). Historiku i Brigadës XIX Sulmuese: organizimi dhe veprimtaria luftarake [The History of the XIX Assault Brigade: organization and combat activity] (bot. Botimi i Dytë). Tiranë: West Print. ISBN 9789928363695.
  17. ^ Zhupa, Naxhi (2002). Historiku i Brigadës së VIII-të Sulmuese. Tiranë: GeeR.
  18. ^ Haxhiu, Luto; Papavasili, Sofo; Koçi, Piro; Muçi, Thimjo (2006). Batalioni "Misto Mame". Tiranë: EDLORA.
  19. ^ Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës së Popullit (1979). Yje të pashuar. Tiranë: 8 Nëntori.
  20. ^ a b c Jakova, Ernest (2017). Jeta ime dhe Arti Ushtarak. Tiranë. ISBN 978-9928-241-45-0.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  21. ^ a b Ramohito, Halim (2014). Një jetë në luftë: kujtimet e një gjenerali. Tiranë: Grand Print. ISBN 978 99281-542-1-7.
  22. ^ Zotaj, Bernard; Cani, Ylvie (2008). 50 vjet Akademi e Mbrojtjes. Tiranë: Akademia e Mbrojtjes.
  23. ^ Hobart, Mandy; Hunt, Mark; Stavre, Benita. "Report of the Institutional Review of the Armed Forces Academy" (PDF). ascal.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  24. ^ Ministria e Mbrojtjes (11 korrik 2021). "Historiku i AFA". tradoc.mil.al. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2021. Marrë më 13 prill 2024.
  25. ^ Xhixho, Thoma (maj 1998). "Përshëndetje e ish-komandantit të Akademisë gjeneralmajor (në pension)". Revista Mbrojtja: 35–36.
  26. ^ Xhixho, Thoma (5 qershor 1998). "Rruga në ngjitje e Akademisë Ushtarake". Kushtrim Brezash. fq. 3.
  27. ^ Hasani, Proletar; Danaj, Pëllumb (9 maj 1998). "Akademia Dyzetvjeçare". Gazeta Ushtria: 5.
  28. ^ Danaj, Pëllumb (maj 1998). Dyzet vjet Akademi e Mbrojtjes. Tiranë: Revista Mbrojtja. fq. 33–35.
  29. ^ Llakaj, Veli (2005). 8 vjet në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Tiranë: ILAR.
  30. ^ Onuzi, Sali (6 mars 2014). "Me veteranet e luftes e te ushtrise, 15 vjet me pare ne Divizionin e Kukesit". pashtriku.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  31. ^ Onuzi, Sali (4 shkurt 2016). "15 vjet me pare ne Divizionin e Kukesit me veteranet e Luftes se Ushtrise". radiokosovaelire.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  32. ^ Zotaj, Bernard (25 nëntor 2022). "Gjeneral Thoma Xhixho, i pari komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare". gazetadita.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  33. ^ Golemi, Zaho (26 dhjetor 2022). "Thoma Xhixho - Atdhetari me profil akademik". alb-spirit.com.
  34. ^ "Promovimi i librit "Gjeneral Thoma Xhixho, I Pari Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare"" (në youtube.com). 5 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  35. ^ Gjeneral Thoma Xhixho, Personalitet i Shquar i Arsimit, Shkencës Ushtarake dhe Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë (5 qershor 2023). "Dokumentar për Gjeneral Thoma Xhixho". youtube.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  36. ^ Golemi, Zaho (maj 2023). "Thoma Xhixho - gjenerali akademik, vlerë e shqiptarizmës dhe nder i Qarkut Gjirokastër". Gazeta Laberia. fq. 2–3.
  37. ^ Kanali RTSH Gjirokastra. "Thoma Xhixho nderohet me titullin "Nderi i Qarkut"". youtube.com channel of RTSH Gjirokastra.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)