Beqir Balluku (Tirana, 17 shkurt 1917 - 5 nëntor 1975) ishte partizan, gjeneral dhe ministër shqiptar. Balluku përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Beqir Balluku
Zëvendëskryeministër i parë
Në detyrë
20 korrik, 1974 – 28 tetor, 1974
Paraprirë ngaMehmet Shehu; Hysni Kapo
Pasuar ngaAdil Çarçani
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare
Në detyrë
1 gusht, 1953 – 28 tetor, 1974
Paraprirë ngaEnver Hoxha
Pasuar ngaMehmet Shehu
Të dhëna vetjake
U lind më17 shkurt 1917
Tiranë, Principata e Shqipërisë
Vdiq më5 nëntor 1975
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimiushtarak

Jetëshkrimi

Redakto

Lindi në Tiranë, i biri i Aliut dhe i Naxhijes.[2] Ndoqi pak vite Shkollën Teknike të Tiranës, pa mundur ta përfundonte.

Më 1943 qe anëtar i Partisë Komuniste dhe anëtar i Komitetit Qendror i PK-së. U arrestua më 1943 për pak muaj dhe më 20 maj 1943 u caktua komandant i batalionit partizan Krujë-Ishëm. Më 18 shtator 1943 komisar i Brigadës së 3-të dhe më pas komandant i Brigadës së 2-të. Më 1944 ka qenë komandant i shtabit operativ të brigadave 2, 9 dhe 20. Më 1945 qe anëtar i Gjyqit Special. Më 1945 - 1948 qe zëvendëskomandant i korpusit të parë, komisar i korpusit të dytë dhe komisar i komandave të prapavijës në komandën e përgjithshme dhe komandant divizioni.

Më 28 janar 1948 ishte emëruar kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë deri më 1950. Kreu në Moskë Akademinë Ushtarake "Voroshillov". Në kongresin e parë të PKSH‑së u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe në vitin 1953 nga zëvendësministër u bë ministër i Mbrojtjes Popullore, post që e pati deri më 1974. Një vit më pas mori gradën më të lartë në Shqipëri, atë të gjeneral-leitnantit. Nga 1946 Balluku ishte gjithmonë deputet i Kuvendit Popullor dhe nga 1954 deri më 1974 zëvendëskryeministër. Më 1960 u emërua kryetar i komisionit qendror të internim-dëbimeve pranë Kryeministrisë.

Në korrik të vitit 1974 u akuzua si organizues i veprimtarisë puçiste ushtarake. U arrestua më 16 dhjetor 1974. U dënua me vdekje për "tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë, përvetësim të pasurisë socialiste në përpjesëtime të mëdha dhe shpërdorim të pozitës zyrtare". U pushkatua më 5 nëntor 1975 në Tiranë dhe u varros në Vranisht të Vlorës.

Eshtrat iu gjetën në verën e vitit 2001 dhe u varrosën në Tiranë.[3]

Dekorime

Redakto

Me aktakuzën me datë 15 tetor 1975, në bashkëlidhje me dënimin me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë, iu hoqën titujt e nderit dhe dekoratat.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Gazeta Standard. 29 nëntor 2014. Marrë më 22 maj 2018.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b Boriçi, Kujtim (8 prill 2013). "Aranit Çela: Në emër të popullit, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako të pushkatohen". Dita (155): 18–19. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 20 mars 2018.
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 82. ISBN 9789994356225.