Akademia e Re e Voskopojës ishte një institucion i rëndësishëm edukativ e arsimor, që veproi në Voskopojë në shekullin XVIII.[1] Këtu kryen mësimet dhe më vonë disa prej ish nxënësve të këtij institucioni u bënë mësimdhënësit më në zë jo vetëm të Voskopojës por edhe më gjërë në Ballkan.[2]

Në këtë institucion mësoheshin lëndët mësimore si: greqishtja, matematika, fizika, astronomia, letërsia, filozofia, logjika, metafizika etj. Rektor i parë i saj ishte Sevast Leontiadhi nga Kosturi kurse më vonë atë e zëvendësoi pedagogu i shquar i Voskopojës Teodor Kavalioti. Në trupën mësimore bënin pjesë edhe Grigor Voskopojari, Gjon Bakërxhiu etj.[3]

Nga kjo vatër e rëndësishme arsimore dolen nxënës të zotët të cilët më vonë do të bëjnë emër në fusha të ndryshme të dijes dhe të kulturës. Prej kuadrove që dolën nga ky institucion duhet përmendur: Dhanil Haxhiu, Kostë Berati, Theodor Haxhifilipi, Sava Jeromonaku,[4] Konstantin Xhehani,[5] etj

ReferimeRedakto

  1. ^ Osmani, Shefik.Fjalor i pedagogjisë. 8 nëntori, Tiranë. 1983. fq.20
  2. ^ Thëngjilli, Petrika. Historia e popullit shqiptar (395-1875). Shtëpia Botuese e Librit Universitar. Tiranë. 1999. fq. 296-297. ISBN 99927-0-037-8
  3. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar. Vëllimi I. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2008. fq. 32 - 33 ISBN 978-99956-10-27-2
  4. ^ Koliqi, Hajrullah. Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Shtëpia Botuese Libri Shkollor. Prishtinë. 2002. fq. 114
  5. ^ Kotini, Albert. Ndërtimi i një qytetërimi:Voskopoja në jetëshkrimin e sulltanëve të Turqisë. Gazeta Metropol. Tiranë. 4 shtator 2013. fq. 18 - 19.