Alaudin Frashëri (Korçë, 3 maj 1912 - Tiranë, 4 qershor 1997) ka qenë agronom shqiptar.

Biografia

Redakto

U lind në Korçë. Ai diplomoi si Inxhinier Gjeodet në Universitetin e GracitAustri në vitin 1941. Punoi në disa ndërmarrje si inxhinier në ndërtimin e hidrocentraleve, në firmën Karl Zais Jena (Carl Zeiss Jena), dhe më tej si Asistent në Katedrën e Gjeodezisë, në Universitetin e Gracit.

Në vitin 1946 kthehet në Shqipëri ku punon fillimisht në Degën e Kadastrës, pranë Ministrisë së Bujqësisë. Meritë e punës se tij në atë kohë është përgatitja përmes kurseve e një numri specialistësh, të cilët do të përbënin bërthamën e ardhshme të topografëve shqiptarë. Si drejtues teknik i tyre ai punon për zbatime gjeodetike në Elbasan, Tiranë e Fier. Më pas, në rilevimin e fushës së Kavajes dhe matjet topografike si edhe studimet për sistemimet agrare dhe bonifikimin e rreth 350 mijë ha tokë në zonat fushore-kodrinore. Këto punime pasqyrohen në hartat përkatëse e dokumentacion bazë, të trashëguar dëri në ditët e sotme.

Për 15-vjet me radhë ai punon në Fakultetin e Pyjeve të Institutit të lartë Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës në përgatitjen e specilistëve të ardhshëm.

Veprat

Redakto

Prof. Alaudin Frashëri është autori i parë i teksit mësimor të Gjeodezisë, Gjeodezisë së Aplikuar si edhe i hartimit të programeve mësimore të një sërë disiplinash të afërta me Gjeodezinë.

Referimet

Redakto