Dr. Albana (Ndreu) Halili, është aktualisht lektore pranë Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ (UAMD) në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit. Ajo është gjithashtu anëtare e disa shoqatave shkencore europiane dhe pjesë e bordeve editoriale të disa revistave dhe konferencave ndërkombëtare. [1]

Studimet

Redakto

Znj. Halili ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Shkurt 2003 në Departamentin e Inxhinierisë Kimike dhe më pas ka përfunduar studimet e nivelit Master Shkencor, MSc (Shkurt, 2007) dhe doktoraturë, PhD (Korrik, 2011) në fushën e Bioteknologjisë në Middle East Technical University/Turqi. Fusha e kërkimit të saj bazohet në biomateriale dhe inxhinierinë e indeve, shkenca e materialeve, disa aspekte të nanoteknologjisë dhe së fundmi në imazherinë biomedikale. Gjatë studimeve të saj pasuniversitare, Dr. Halili ka qenë pjesë e dy projekteve kërkimore europiane, FP6 (Expertissues dhe BioPolysurf) si kërkuese dhe gjithashtu tema e saj e doktoraturës (Collagen-based meniscus tissue engineering: Design and Application) e realizuar në bashkëpunim me kompaninë Ars Arthro Co., është financuar si projekt SANTEZ nga Ministria Turke e Industrisë dhe Biznesit pasi ishte nje kërkim që do të rezultonte në prodhimin e një produkti si meniskus artificial.[nevojitet citimi]

Angazhime në projekte

Redakto

Dr. Halili ka qenë gjithashtu pjesë e komisionit drejtues të një projekti TEMPUS (2011-2014) dhe pjesë e projektit COST Action MP1206. Albana është autore dhe bashkëautore e punimeve shkencore botuar në revista ndërkombëtare kryesisht në fushën e Biomaterialeve dhe Inxhinierisë së Indeve dhe së fundmi në Prosesimin e Imazheve për qëllim aplikimi biomedikal.[nevojitet citimi]

Mësimdhënie

Redakto

Gjatë experiencës së saj të mëparshme të mësimdhënies, ka dhënë kurset Kimi e përgjithshme, Shkenca e materialeve, Metodat Kërkimore, Hyrje në nanoshkencë dhe nanoteknologji dhe Bioinformatikë. Prej tre vitesh, në UAMD, Dr. Halili drejton lëndët Metoda Kërkimi dhe Menaxhim Projekti. [nevojitet citimi]

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2021. Marrë më 31 korrik 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Stampa:LinkedIn