Aldehidet dhe Ketonet
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bëjnë pjesë në grupin e komponimeve organike me oksigjen. Tek aldehidet dhe ketonet oksigjeni është i lidhur me karbon me lidhje dyfishe. Këto dy atome e përbëjnë grupin funksionor karbonil. Tek aldehidet grupi karbonil është i lidhur me një grup alkil dhe me një atom hidrogjen, kurse te ketonet është i lidhur me dy grupe alkilike. Tek ketonet grupet alkilike mund të jenë të njëjta - ketone të thjeshta ose grupe alkilike të ndryshme - ketone të përbëra.
Emërtimi i aldehideve dhe ketoneve bëhet në atë mënyrë që hidrokarburit përkatës i shtohet prapashtesa –al për aldehide, ndërsa –on për ketone. Krahas emrave sistematik, përdoren edhe emrat e vjetër.
Aldehidet
RedaktoAldehidet janë komponime organike të cilat përmbajnë grupin karbonil të lidhur për atomin e hidrogjenit. Ato mund të përmbajnë një grup alifatik apo aromatik. Aldehidi më i thjeshtë është metanali, i cili përmban dy atome të hidrogjenit të lidhur për grupin karbonil.
- Vetitë e aldehideve
Aldehidet e ulëta janë lëngje, përveç metanalit i cili është gaz. Antarët e lartë janë lëndë të ngurta. Temperaturat e tyre të vlimit janë më të ulëta se të alkooleve korresponduese për shkak se aldehidet nuk mund të formojnë lidhje hidrogjenore të forta si alkoolet. Aldehidet e ulëta janë të tretshme në ujë, ndërsa të lartat të patretshme. Kanë aromë të pakëndshme, por me rritjen e numrit të atomeve të karbonit, aroma e tyre bëhet gjithnjë më e këndshme. Aldehidet janë komponime me reaktivitet të lartë kimik, prandaj përdoren si substancë fillestare për shumë sinteza organike me qëllim përfitimi substancash të reja që janë me interes për jetën. Aldehidet u nënshtrohen reakisoneve të oksidimit. Ato reagojnë me reagjentë oksidues siç janë reagjenti i Tollensit, i Fehlingut, etj.
Metanali
RedaktoMetanali është aldehidi më i thjeshtë njihet edhe si aldehid formik. Ai tretet mirë në ujë. Tretësira ujore e tij “formalina” përdoret si mjet dezinfektues dhe mjet për konservim të preparateve biologjike. Metanali në industri më së shumti përdoret për përfitimin e masave plastike fenoplasteve ose të bakelitit, i cili është ndër plastmasat e para.
Etanali
RedaktoQuhet edhe aldehidi acetik. Përfitohet nga oksidimi i etanolit por edhe në mënyra të tjera. Etanali është substancë që lehtë avullohet në temperatur deri 21°C. Ka erë karakteristike ngacmuese. Përzihet me ujin, alkoolin, eterin, benzenin, acetonin,etj. Etanali është substancë helmuese! Ai përdoret si lëndë e parë për gatitjen e acidit acetik me oksidimin e tij. Në industri përfitohet nga etini me adicionimin e ujit në prani të sulfatit të merkurit si katalizator.
Disa aldehide aromatike gjenden edhe në bimë dhe në fruta të tyre në formë vajrash eterike, siç është aldehidi benzoik, i cili gjendet në frutin e bajames, vaniljes, etj.
Ketonet
RedaktoKetonet përmbajnë grupin karakteristik karbonil ku karboni është i lidhur me dy grupe alkilike. Shumë sosh janë përbërës produktesh të ndryshme natyrore. Ketonet përfitohen me oksidimin e alkooleve sekondare.
- Vetitë e ketoneve
Ketonet janë lëndë të lëngëta ose të ngurta organike. Ato treten në alkool dhe në eter. Për dallim nga aldehidet, ketonet oksidohen me shumë vështirësi. Po ashtu, ketonet nuk kanë veti reduktuese si aldehidet. Në temperaturë të lartë ketonet mund të oksidohen, duke dhënë produkte me varg më të shkurtër karbonik. Në këtë rast bëhet këputja e vargut karbonik.
Propanoni
RedaktoPropanoni (acetoni) është ketoni më i thjeshtë, njëherësh edhe më i rëndësishmi. Është lëng pa ngjyrë, me aromë te këndshme, i tretshëm në ujë, i cili vlon në 56°C. Acetoni gatitet me oksidimin e propanol-2, në prani të dikromatit të kaliumit në mjedis acidik. Acetoni gatitet nga propeni me reaksion hidratimi dhe me oksidim katalitik. Acetoni është tretës i mirë i rrëshirave, yndyrave, kauçukut, etj. Shërben si lëndë fillestare për gatitjen e shumë lëndëve të tjera të nevojshme për jetë, siç janë ngjyrat, izopreni, kloroformi, bromoformi, jodoformi, etj.
Burimi
Redakto- KIMIA (Prof. dr. Osman A. Leci Mr.Fatmir Brovina Prof.Rexhep Xh. Kastrati