Aleksandër Hobdari (1888 - 1960) renditet si një ndër industrialistët dhe intelektualët e parë të Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, Vllehët. Kreu fakultetin e Kimisë në Athinë. Njeri me iniciativë, ngriti në Tiranë1914 fabrikën e sapunit të rrobave dhe tualetit, më 1919 fabrikën e miellit, më 1922 fabrikën e alkoolit dhe më 1924 fabrikën e akullit dhe të pjeve freskuese. Me iniciativën dhe drejtimin e tij të parë u ngrit në Durrës1925 shoqëria aksionere STAMLES për industrinë e duhanit dhe më 1927 themeloi në Tiranë shoqërinë aksionere SITA, e cila mori përsipër prodhimin e kripës dhe shitjen e saj me çmime unike në mbarë vendin si dhe konçesionin e ndriçimit elektrik të qytetit të Tiranës dhe kryerjen e instalimeve elektrike të banesave. Më 1934 u largua nga SITA dhe nga viti 1934 e deri më 1939 u emërua drejtor i përgjithshëm i Portit të Durrësit. Pas Luftës së Dytë Botërore dha eksperiencën e tij në sferën e industrisë kimike duke punuar në Elbasan e në Rrogozhinë ku ndihmoi në zhvillimin e industrisë së sapunit. Tërë jetën profesionale është aktivizuar në veprimtaritë ekonomike dhe është shquar për ndershmëri dhe korrektesë.

Referime

Redakto

Përmendet ne veprën studimore:

  1. Kodiku i kishës së Shën Prokopit të Tiranës : 1818-1922,Dhimitër Beduli, Tiranë :Botues; Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë,viti 1997.