Aleksandër Pushkini
Ky 3 mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(3 mars 2009) |
Aleksandër Sergejeviç Pushkini ishte nje poet rus.
Jetëshkrimi
RedaktoAleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811 u rregjistrua ne nje lice ku mesonin femijet e aristokracise peterburgase. Ambjenti ne lice lane gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idete anti carizmit. Qe moshe te vogel ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes, per dashurine, per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden "Liria", poezite "Cadajevit" dhe "Fshati". Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u perhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E interrnuan ne jug ne Kaukaz, ku e mbajte ne mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Enderrimet liridashe i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem janë "Robi i Kaukazit", "Shatervani i Bahcesarait", "Ciganet"etj. Ne vitin 1820 i gjeten nje leter ku shpreheshin pikepamje ateiste, gje qe ia forcoi denimin. E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, qe i qendroi prane ne keto vite te veshtira, ishte dadoja,se ciles Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Deshtimi i kryengritjes se Dekabristeve, te ketyre fiskikeve perparimtare, qe donin te rrezonin carin, e tronditi ate pamase. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe, kur cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit, ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku "Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje!" Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit.
Në pas këtij dështimi në poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi "mëshira për të renet", "mërzia e pergjithshme" që kishte pllakosur brezin e tij etj. Por siç ka vënë në dukje për te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij.
Në vitin 1827 shkruajti poezinë e njohur "Në Siberi", ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit në Mihajllovsk. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moskë, ku nisi, periudha e fundit e krijimtarisë së tij, që u pasurua me kryeveprën"Eugjen Onjegin"(1831). Pak kohe para se të vdiste shkroi poezinë "Monument", ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra. Ppullaritetin e poetit anticarist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhënj të Rusisë u vra në duel për ceshtje nderi, më 27 janar 1837.