Alfabeti arab
Alfabeti arab (arabisht: الأَبْجَدِيَّة العَرَبِيَّة al-abjadīyah al-ʻarabīyah ose الحُرُوف العَرَبِيَّة al-ḥurūf al-ʻarabīyah) shënohet prej anës së djathtë në të majtë, ka 28 shkronja dhe shënohet me shkronja kursive. Ajo është përdorur edhe për të shkruar gjuhën shqipe.
Tingujt
RedaktoTingujt e lehtë në gjuhën arabe janë: ا ب ت ث ج د ذ ر ز س ش ف ك ل م ن و ه ى
Tingujt e fortë e fortë janë: خ ص ض ط ظ ع غ ق
Të parat shqiptohen si në gjuhën shqipe, ndërsa të dytët janë më të fortë dhe për shqiptimin e tyre nevojiten ushtrime të veçanta. Ka edhe germa të ngjajshme të cilat ndryshe shkruhen dhe ndryshe shqiptohen për shkak të kuptimit të ndryshëm.
Përsa i takon drejtshkrimit, të gjitha germat ndahen në:
1. Të ngjitura - të cilat ngjiten me germat që vijnë pas tyre në fjalë.
2. Të ndara – të cilat nuk lidhen me germat që vijnë pas tyre.
Gjuha arabe shpesh shënohet me shkronja kursive. Shkronjat e kësaj gjuhe ka katër forma: I vetëm, fillim, në mes dhe në fund.
Shkronjat
Redaktovendet | emrat | shqiptimi | |||
---|---|---|---|---|---|
e vetme | e fundit | e mesme | e fillimit | ||
ﺍ | ﺎ | – | ʾalif | a | |
ﺏ | ﺐ | ﺒ | ﺑ | bāʾ | b |
ﺕ | ﺖ | ﺘ | ﺗ | tāʾ | t |
ﺙ | ﺚ | ﺜ | ﺛ | ṯāʾ | th |
ﺝ | ﺞ | ﺠ | ﺟ | ǧīm | xh |
ﺡ | ﺢ | ﺤ | ﺣ | ḥāʾ | ḥ |
ﺥ | ﺦ | ﺨ | ﺧ | ḫāʾ | h |
ﺩ | ﺪ | – | dāl | d | |
ﺫ | ﺬ | – | ḏhāl | ḏh | |
ﺭ | ﺮ | – | rāʾ | r | |
ﺯ | ﺰ | – | zai | z | |
ﺱ | ﺲ | ﺴ | ﺳ | sīn | s |
ﺵ | ﺶ | ﺸ | ﺷ | shīn | sh |
ﺹ | ﺺ | ﺼ | ﺻ | ṣād | ṣ |
ﺽ | ﺾ | ﻀ | ﺿ | ḍād | ḍ |
ﻁ | ﻂ | ﻄ | ﻃ | ṭāʾ | ṭ |
ﻅ | ﻆ | ﻈ | ﻇ | ẓāʾ | ẓ |
ﻉ | ﻊ | ﻌ | ﻋ | ʿayn | |
ﻍ | ﻎ | ﻐ | ﻏ | ġayn | ġ |
ﻑ | ﻒ | ﻔ | ﻓ | fāʾ | f |
ﻕ | ﻖ | ﻘ | ﻗ | qāf | q |
ﻙ | ﻚ | ﻜ | ﻛ | kāf | k |
ﻝ | ﻞ | ﻠ | ﻟ | lām | l |
ﻡ | ﻢ | ﻤ | ﻣ | mīm | m |
ﻥ | ﻦ | ﻨ | ﻧ | nūn | n |
ﻩ | ﻪ | ﻬ | ﻫ | hāʾ | h |
ﻭ | ﻮ | – | wāw | w, u | |
ﻱ | ﻲ | ﻴ | ﻳ | yāʾ | y, i |
Zanoret e shkurtëra
RedaktoNë gjuhën arabe ka tri zanore, për t'i shënuar ato vihen shenja mbi ose nën shkronjë.
Ato janë: fet'ha i cili shënohet mbi shkronjë, kesra i cili shënohet nën shkronjë dhe dame i cili shënohet mbi shkronjë.
Hemza
RedaktoHemza është tingull bashkëtingëllor që nganjëherë shkruhet si ا e nganjëherë si ء e që nuk ekziston në gjuhën shqipe. Shqiptohet duke lëshuar frymë përmes fytit të shtrënguar. Kur është e shkruar me sukun shqiptohet si gjysëm tingulli, duke u mbështetur në tingullin e mëparshëm. Hemza shkruhet nganjëherë ء e nganjëherë ka për bartës و ا ose ى (pa pika), ndërsa në fillim të fjalës shkruhet gjithmonë në formë të elifit.
Kur و dhe ى janë bartëse të hemzes, atëherë ata nuk lexohen.
Sukuni
RedaktoKjo shenjë quhet Sukun, që rrinë gjithmonë mbi shkronjë. Sukuni vjen vetëm në fund dhe në mes të fjalës pa zanore të shkurtë dhe formon rrokje të mbyllur.
Tenvini
RedaktoZanoret e,u,i mund të dyfishohen. Ky dyfishim quhet tenvin dhe vjen vetëm në fund të fjalës. Tenvini me fet'ha lexohen en, tenvini me kesra lexohet in, ndërsa tenvini me damme lexohet un. Tenvini (en, an) në shumë raste shënohet elif.
Teshdidi
RedaktoTeshdidi shërben për ta dyfishuar shqiptimin e germës mbi të cilën rri. Teshdidi vjen vetëm mes dhe në fund të fjalë, por asnjëhere në fillim. Teshdidi gjithëhere rrin mbi shkronjë.
Zanoret të gjata
RedaktoGjuha arabe ka tri zanore të gjata: a, i, u. Pasi nuk ka germa të veçanta për të shënuar zanoret e gjata, ato formohen prej zanoreve të shkurtëra dhe bashkëtingëlloreve. Mbi zanore të gjata ose nën to nganjëherë qëndron viza vertikale në vend të së pjerrtës.