Ali Abdihoxha (Elbasan, 1929 - Tiranë, 15 shtator 2014) është shkrimtar shqiptar. Qysh në orët e para u rreshtua në radhët e luftëtarëve të lirisë, të ushtrisë-antifashiste nacional-çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit të vendit vijon studimet e larta në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”në Moskë.

Gjatë jetës së tij u ngarkua me detyra të rëndësishme në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar duke kryer detyrën e zv/ Ministrit të arsimit. Për një periudhë kohore ai kreu edhe detyrën e Drejtorit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Lexuesit e shumë brezave në vendin tonë e njohin atë nëpërmjet mjaft tregimeve me përmbajtje jetësore, në të cilat spikat fryma patriotike e atdhetare. Falë talentit dhe punës së tij vetmohuese, Ali Abdihoxha do të bëhej një ndër prozatorët më të njohur të letërsisë së kohës, në veprat të të cilit u ngrihet përmendore djemve dhe vajzave të popullit që luftuan dhemb për dhemb me okupatorët nazi-fashuistë për çlirimin e atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vitet e fundit, shkrimtari Ali Abdihoxha u tërhoq nga jeta letrare, duke refuzuar madje edhe kërkesat e shumta për intervista mbi kulturën dhe letërsinë. Vepra letrare e Ali Abdihoxhës e ka skalitur emrin e tij në panteonin e pavdekshëm të kulturës kombëtare.

Botime

Redakto
  • "Në malet tona", 1952, novela
  • "Një vjeshtë me stuhi", 1959, roman, ribotuar disa herë
  • Ëndra dhe dritë, 1963, tregime, botuar disa herë
  • Tri ngjyra të kohës, 1970, roman
  • "Probleme të zhvillimit të letërsisë sonë", 1970 , studime dhe mendime kritike
  • "Tregime të zgjedhura", 1973
  • Dueli i madh, 1975 - roman, botuar disa herë,
  • "Mirazh", - 1978, tregime dhe novela
  • Vila në periferi, 1982, roman
  • "Vepra letrare në disa vëllime", 1983
  • "Kronika e një nate", 1984, roman
  • "Sfida", 1987, roman
  • "Sarajet", 1997, roman
  • "Çmimi i një aventure", 2006, roman
  • "Ditë prilli", 2015, roman