Ali Caka është inxhinier i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike dhe gjuhëtar, profesor universitar i Teknologjisë së informacionit për nevoja të gjuhësisë dhe Hyrjes në shkencat e informacionit. [1]

Biografia

Redakto

Ali Caka ka kryer studimet themelore (1982) dhe ato të magjistraturës (2008) në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, dhe ka doktoruar në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë (2020). Ka specializuar shkencat kompjuterike (1980) në European Technical Education Centre, Dundee, Scotland, UK, dhe ka përfunduar studimet profesionale master (2016) në AUK të RIT, Rochester, New York.

Ali Caka ka qenë inxhinier i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në QLLE “Gani Çavdarbashi” në Prishtinë (1977-1980), udhëheqës i Qendrës Mirëmbajtëse të Sistemeve Kompjuterike UNIS Sarajevë në Prishtinë (1980-1985), udhëheqës i mirëmbajtjes së harduerit dhe eksploatimit të sistemit kompjuterik në QLLE “Gani Çavdarbashi” në Prishtinë (1985-1999), drejtor i përgjithshëm dhe konsulent për TIK në EDPK Prishtinë (1999-2003), zyrtar projekti dhe menaxher projekti në UNDP Kosova, Prishtinë (2003-2005), konsulent i TIK-ut në Creative Solution Prishtinë (2006), udhëheqës i përkrahjes së harduerit dhe mirëmbajtjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës (2006-2007), udhëheqës i divizionit të menaxhimit të informacionit dhe komunikimeve në Zyrën për Çështje Jorezidente në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës (2007-2009), drejtor i departamentit të Përkrahjes Profesionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (2009-2013), drejtor i Departamentit të Përkrahjes Profesionale dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimeve në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (2013-2021). Ligjërues i lëndëve Gjuhësi kompjuterike, Letërsi bashkëkohore shqipe, Informatikë dhe resurseve gjuhësore, dhe Shkrim akademik dhe kulturë gjuhe në UP (2007-2017).

Ali Caka është autor i studimit monografik “Kontribut fjalorit themelor të gjuhës shqipe” (2020). Është autor dhe bashkautor edhe i mbi 40 punimeve shkencore nga fusha e gjuhësisë kompjuterike dhe e zbatimit të kompjuterëve në gjuhësi, po edhe i projekteve vendore dhe ndërkombëtare të TIK-ut. Bashkëpërpilues i korpusit njëmilonsh dhe njëqindmilionsh të gjuhës shqipe, si dhe i fjalorit themelor të gjuhës shqipe, e po ashtu edhe bashkëdizajnues i tagerit dhe i lematizuesit të gjuhës shqipe, si edhe i modelit kompjuterik të algoritmit për nxjerrjen e nyjës në gjuhën shqipe, projekte tërësisht të bazuara në gjuhësinë kompjuterike dhe në zbatimin e drejtpërdrejtë të informatikës në shkencat gjuhësore. Aktualisht është Kryetar i Institutit Alb-Shkenca Dega Kosovë, dhe Këshilltar profesional i Kryetarit të BSPK-së.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 65, ISBN 9789951518208
  2. ^ "Ali Caka". scholar.google.com (në anglisht). Marrë më 2024-11-06.
  3. ^ https://www.researchgate.net/profile/Ali-Caka