Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Alketa Qosja Hoxha është mjeke pediatre-neonatologe, Shefe e Shërbimit të Neonatologjisë, profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë-Universiteti i Mjekësisë Tiranë, anëtare e Institutit Alb-Shkenca.[1]

Bigrafia

Redakto

Alketa ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë (1992), Specializimin në degën “Pediatri e Përgjithshme” pranë Departamentit të Pediatrisë në FM-UMT dhe pranë QSUT (1994-1998). Ka punuar si mjeke pediatre-neonatologe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”; “Koço Gliozheni”, spitalin “Hygeja” dhe “Spitalit Amerikan” në Tiranë (1999 e në vazhdim). Shefe e Shërbimit të Neonatologjisë (2020). Profesoreshë me kohë të plotë në FSHMT-UMT (2005-2020) dhe më pas profesoreshë me kohë të plotë në Departamentin e Pediatrisë-Fakulteti i Mjekësisë-UMT (2020 e në vazhdim).

Master në fushën Pediatri-Neonatologji (2008); Doktor i Shkencave Mjekësore në fushën Pediatri-Neonatologji (2015); Profesor i Asociuar (2020). Zv-Dekane në FSHMT-UMT (2016), Anëtare e Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ) në UMT (2016-2020) vlerësuar me Certifikatën me dedikimin “Profesor i dalluar” për korrektësinë dhe përkushtimin e treguar në procesin e mësimdhënies, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (2015). Ka kryer 45 kualifikime pasuniversitare, ka pjesëmarrje në 50 projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka botuar në periodikët mjekësorë shqiptarë dhe të huaj (55), referime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare (130), udhëheqëse shkencore e temave kërkimore për diplomë të studentëve të Masterit Shkencor në FSHMT-UMT (20), dhe e 25 temave kërkimore për diplomë të studentëve të vitit të 6-të në FM-UMT. Drejtore ekzekutive e Qendrës Neonatologjike Shqiptare (2021), Anëtare e Bordit të Shoqatës Pediatrike Shqiptare (2019), Anëtare e Shoqatës “Njësia Shqiptare e Bioetikës” (2016), Anëtare e Alb-Shkencës, Kryetare e Seksionit të Mjekësisë (2016). Autore dhe anëtare e grupit të punës për hartimin e PKK dhe UPK të lidhura me “Rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve 0-6 vjeç”, “Parandalimi dhe Kontrolli i infeksioneve në shërbimin e Neonatologjisë”, “PKK-të kombëtare” në shërbimin e Neonatologjisë-MSHMS. Bashkautore e librit Pediatria, Organ i FSHMT-së, UMT, e librit “Hartimi i kurrikulës për zhvillimin profesional e të vazhdueshëm për infermierët e kujdesit shëndetësor parësor”; botuar nga MSH. Organizim dhe moderim i 15 konferencave shkencore brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrëse aktive në 50 aktivitete shkencore të zhvilluara në fushën e Pediatrisë, Neonatologjisë, aktivitete të FSHMT-së, FM-së, UMT-së, Alb-Shkencës, etj.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ AdmNettrade (2021-04-26). "Keshilla per nenat dhe femijet - Prof. Asc. Dr. Alketa Hoxha". Mami dhe Bebi. Marrë më 2024-11-06.
  2. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 66, ISBN 9789951518208
  3. ^ "Qosja Alketa Hoxha | Scopus | Albanian National H-index Ranking". Al H-index Com (në anglisht). Marrë më 2024-11-06.