Amatori
Fjala amator përdoret për të treguar dikë i cili bën apo merret me diçka pa u paguar për të dhe pa pasur trajnim formal.
E kundërta e amatorit është profesionisti. Profesionist është dikush i cili ka trajnim formal për ndonjë punë apo veprimtari të caktuar dhe për kryerjen e saj pret që të pagohet.
Fjala amator shpesh përdoret gabimisht për të treguar se dikush nuk është i mirë në kryerjen e ndonjë aktiviteti, por ka raste kur amatori të jetë më i mirë se profesionisti. Ndër qindra amatorë që kanë bërë kontribute të rëndësishme në shkencë dhe teknologji janë dhe Thomas Edison, Charles Darwin, dhe Gregor Mendel.
Për disa punë është e pamundur të bëhen ndalohen edhe me ligj nga amatorët p. sh mjeku ose avokati. Në disa raste amatorët janë shumë të dobishëm si programues kompjuteri ose si astronom, etj.