Ujëtokësorët

(Përcjellë nga Amphibia)
This is the stable version, checked on 25 korrik 2021. 3 pending changes await review.

Amfibet apo Ujëtokësorët janë grupi i parë i kurrizorëve të cilët kanë lëshuar mjedisin ujor dhe u janë përshtatur kushteve të jetës në tokë.Ky kalim ka kushtëzuar ndryshime shumë të rëndësishme në organizmin trupor të jashtëm dhe të brendshëm.Zhvillimi embrional i ujëtokësorëve kryhet në ujë , larvat mbeten një periudhë të gjatë dhe marrin frymë me branshi.Pas metamorfozës zhvillohen në kurrizorë të vërtetë tokësorë të cilët marrin frymë me mushkëri.Larvat nuk kanë ekstremitete çifte dhe lëvizin me ndihmë të bishtit të gjatë të shtypur , kurse në fazën e rritur apo adulte kanë ekstremitete pesëgishtore të përshtatura për lëvizje dhe kërcim.

Etimologji

Redakto

Në etimologji amfibet e kane prejardhjen nga Antikiteti Grek. Termi "amphíbios" ka kuptimin te dyja llojet e jetesës, amphi do te thotë "te dyja bashkë" dhe bio do te thotë jete. Termi ishte fillimisht i përdorur për të gjitha llojet e natyrave te kombinuara. Përfundimisht, përdorej për tiu referuar kafshëve që jetonin edhe në ujë edhe në toke.

Historia e Zhvillimit

Redakto

Grupi i pare madhor i amfibeve u zhvillua në Periudhën Devoniane nga peshq te thjështë në peshq te përzier dhe me mushkëri, të cilët i ndihmonin këmbët për tu zvarritur përgjatë fundit te detit. Këta amfibe kishin një gjatësi nga 1 deri në 5 metra. Megjithatë amfibet kurrë nuk e zhvilluan aftësinë për te jetuar gjithë jetën e tyre në toke. Ata duhet te ktheheshin në ujë për te shtruar vezët e tyre me guaske. Në Periudhën Karbonifere, amfibet lëvizen në zinxhirin ushqimor dhe filluan te zaptonin pozicionin ekologjik aktualisht te zëne nga krokodilët. Këta amfibe dalloheshin për të ngrëne insekte te mëdha në toke dhe shume lloje peshqish në ujë. Gjate Periudhës Traskiane toka me e mire e përshtatshme për krokodilët filloi te plotësohej me amfibet.

Ndarja(Sistematika)

Redakto

Ujëtokësorët kanë përhapje shumë të kufizuar , pasi që popullojnë vetëm regjionet e ujërave tokësorë, kurse nuk janë të pranishme në dete , ujëdhesa oqeanike.Në aspektin sistematik ndahen në tri rende :

  • 1.Ujëtokësorët pa këmbë , me përfaqësues Apoda
  • 2.Ujëtokësorët me bisht , me përfaqësues Urodela dhe Caudata
  • 3.Ujëtokësorët pa bisht , me përfaqësues Anura

Ujëtokërët pa këmbë (Apoda)

Redakto

Janë grup i vogël i shtazëve që jetojnë në viset tropike .Jetojnë nëntokë , në baltë ose rërë.Trupi i zgjatur (deri 1.5m) , në formë cilindrike , me kokë të vogël dhe bisht të shkurtër.Sipas pamjes u përngjajnë shumë krimbave(skarrajave) unazorë. Në këtë grup bëjnë pjesë një numër dominues i Cecilieve , të cilat jetojnë në viset tropike moçalike të Afrikës dhe të Amerikës Jugore.

Ujëtokësorët me bisht (Urodela dhe Caudata)

Redakto

Sipas formës së trupit u përngjajnë zvarranikëve.Edhe larvat edhe format adulte kanë bishtin.Me pak përjashtime kanë dy palë këmbë të shkurtëra.Këtë grup e karakterizon dukuria e Neotenisë , gjegjësisht arritja e pjekurisë seksuale në stadin e larvës , ku edhe përfundon zhvillimi.Lëkura është e pasur me gjëndra të cilat te disa lloje sekretojnë përmbajtje helmuese.Përfaqësuesit më të njohur janë peshkthi i njeriut , llojet e tritonëve,salamandrave , sirenave etj.

Ujëtokësorët pa bisht(Anura)

Redakto

Bretkosat janë grupi më i madhë dhe më i lloj-llojshëm i ujëtokësorëve. Në fazën adulte kanë trup të shkurtër dhe nuk kanë bisht.Këmbët e pasme janë dukshëm më të gjata se të përparmet.Në këmbët e përparme kanë katër gishta , kurse në të pasmet pesë gishta . Ndërmjet këtyre ekstremiteteve shtrihet një lëkure e hollë e cila shërben për notim. Shumë lloje menjeherë pas gojës kanë një membranë të veçantë e cila u shërben individëve meshkuj të prodhojnë zëra gjatë kohës së riprodhimit.

Rendi i Bretkosave ndahet në dy nënrende:

  • 1.Bretkosat pa gjuhë ose Aglosa
  • 2.Bretkosat me gjuhë ose Phaneroglosa

1.Në grupin e bretkosave pa gjuhë , në mesin e tyre dallohet Pipa Amerikane, e cila i ruan vezët dhe larvat në dhomëza të posaçme në shpinë; 2.Bretkosat me gjuhë janë të ndara në disa familje , ndër të cilat dallohet Bretkosat Thithëlopë,Gargaliqët dhe Bretkosat e Vërteta.


Taksonomia

Redakto

Tradicionalisht, amfibet kane përfshire te gjithë vertebroret katërkëmbësh. Ata ndahen në tre nënklasa, nga te cilat vetëm tre janë ekzistente.

  • Nenklasa Labyrinthodontia†
  • Nenklasa Lepospondyli†
  • Nenklasa Lissamphibia

Ndër këto vetëm nënklasa e fundit përmban specie që ekzistojnë kohet e fundit.

Me revolucionin filogjenetik, ky klasifikim ka ndryshuar dhe Labyrinthodontia e hedhur s kishte qene një grup parafiletik pa përcaktim unik te veçorive, përveç karakteristikave primitive te ndara. Përgjithesisht amfibet përcaktohen si grupi që përfshin paraardhësit e përshtatshëm te te gjithë amfibeve te gjalle dhe pasardhësit e tyre Kjo gjithashtu mund te përfshije grupet e zhdukur si p. sh Temnospondilet, dhe Lepospondilet. Kjo nënkupton se sot ka një numër te madh te grupeve te katërkëmbëshave të periudhës baze Devoniane dhe Karboniferiane, të përshkruar "amfibe" në librat e mëparshëm që tashme janë zëvendësuar në formën Amphibia.

Te gjithë amfibet e sotëm përfshihen në nënklasën Lissamphibia.

Autoritete përkatëse nuk pajtoheshin në qofte se Salientia është një Superorder që përfshin rendin Anura, apo Anura është një nen-rend i rendit Salientia. Por tani duket se konsideratat praktike e favorizojnë këtë forme marrëveshjeje tani.

Lisamfibet, rendi Salientia, janë tradicionalisht te ndare net re rende, por një lloj i salamandrës Albanerpetontidae, konsiderohet tashme si pjesë e Lisamfibeve, përveç rendit Salientia. Për me tepër, Salientia përfshin te tre rendet plus një proto bretkose Triasike, Triadobatrachus.

Klasa Amphibia

  • Nënklasa Lissamphibia
    • Familja Albanerpetontidae
    • Salientia
      • Gjinia Triadobatrachus
      • Rendi Anura (bretkosat dhe thithlopat)
      • Rendi Caudata ose Urodela (salamandrat, tritonet)
      • Rendi Gymnophiona ose Apoda

Numri aktual i specieve pjesërisht varet në klasifikimin taksonomik...

Larvat dhe bretkosat

Redakto