Përforcuesi elektronik
Përforcuesi elektronik është një dispozitiv që shërben për përforcimin e tensionit ose të rrymës elektrike. Relacioni midis madhësive në hyrje dhe në dalje të dispozitivit është e shprehur me anë të frekuencës së sinjalit dhe quhet funksion transferimi.
Amplituda e këtij funksioni quhet fitim i përforcuesit.
Llojet e përforcuesve
RedaktoEkziston një shumëllojshmëri përforcuesish elektronikë duke bërë që të përdoren në shumë pajisje elektronike si tek televizorët, radiot, kompjuterë etj.
Komponentët më të rëndësishëm aktive janë transistorët qarku i integruar dhe valvola termojonike. Në fushën e radiofrekuencave të fuqisë së lartë valvolat janë i vetmi dispozitivë në gjendje për të përforcuar sinjalet.
Përforcuesi me valvola
RedaktoNë vitet e para të zhvillimit të elektronikës valvola termojonike ishte i vetmi komponent aktiv i disponueshëm. Aktualisht përdorimi i tyre është i rezervuar përforcimit të fuqisë së radiofrekuencave, mikrovalëve dhe përforcimit të sinjaleve në sistemet audio.
Llojet e valvolave që përdoren janë të shumta si 300B, EL34, KT88 etj.
Përforcuesit me valvola kanë në përgjithësi këto veti :
- Përcjellshmëria elektrike në hyrje jashtëzakonisht e lartë.
- Përcjellshmëria në dalje zakonisht e lartë.
Përforcuesit operacional (Op-Amp)
Redakto- Artikull kryesor : Amplifikatorët operacional
Përforcuesit operacional janë qarqe përforcuese me fitim jashtëzakonisht të lartë. Sot gjenden në qarqe të integruara dhe përdorin retroacionin e jashtëm për kontrollin e funksionit të transferimit.
Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |