Anunnaki
(Përcjellë nga Ananaki)
Anunaki (Sumerisht: 𒀭𒀀𒉣𒈾, transkriptuar gjithashtu si Annunaki, Anunna, Ananaki dhe variacione të tjera) janë një grup hyjnish të sumerëve, akadianëve, asirianëve dhe babilonasve të lashtë. Në shkrimet më të hershme sumeriane për ta, të cilat vijnë nga periudha post-akadiane, Anunnaki janë hyjnitë në panteon, pasardhës të An dhe Ki, perëndisë së qiejve dhe perëndeshës së tokës, dhe funksioni i tyre kryesor ishte të dekretonin fatet e njerëzimit. Ata nuk duhet të ngatërrohen me Apkallu.