Babilonia
Babilonia ishte një shtet që shtrihej në Mesopotaminë e jugut, pranë brigjeve të lumenjve Eufrat dhe Tigër qe sot quhet Irak. Babilonia emrin e mori nga kryeqyteti i saj Babiloni,i cili ishte edhe kryeqendra kulturore e saj. Babiloni gjatë historisë së tij u pushtua dhe me pas u udhehoq nga fise popujsh të ndryshëm. Përshkrimet më të hershme të Babilonisë gjenden në një pllakë guri qe i përket periudhës se mbretërimit te mbretit Sargon te Arkadise,dhe daton në njeqindvjeçarin e 23 p.e.r.
Babilonia ka pasur një rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit, pasi ishte vendi i parë ku njerëzit jetonin së bashku në një qytetërim.
Babilonasit kishin gjuhën e tyre te shkruar, me anë të së cilës ata mësonin dhe studionin botën dhe dukuritë që i rrethonin.
Historia
RedaktoRrafshulët në rrjedhën e poshtme të lumenjve Eufrat dhe Tigër, i cili ua detyron pjellorinë vërshimeve të herëpashershme të këtyre lumenjve si dhe sistemit të kanaleve. Qytetet më të rendësishme janë si vijon: Akad, Sipar, Babilon, Kish, Borsipa, Nipur, Isin. Lagash, Uruk, Larsa, Ur dhe Eridu. Në mesin e mijëvjeçarit të katërt mërgojnë sumerianët. Kryevendi i perandorisë së tyre më të madhe është më parë Uruk. Pastaj ndërrohet selia e perandorisë midis Kishit, Umës (Uruk) dhe Urit. Dokumentet më të lashtë përmbajnë lëndë rreth tregtisë, dhe më vonë listat e mbretërve dhe analet shtetërore.
Sargoni I i Akadit (2350)futi hegemoninë e parë semitike në Babiloni dhe themelon perandorinë e parë në histori. Perandoria e pasardhësve të tij shkatërrohet 160 vjet më vonë prej gutasve (kurdëve të sotëm). Perandorinë e dytë e themelon Urnamu (2070-1960). Në Ur, kryeqytetin e tij, ndërtohet përsëri tempulli për nder të perëndishës së hënës Nana. Në shek. XIX depërtojnë në perandori amorasit (semitët perëndimorë) të cilët përvetësojnë perandorinë në Larsa dhe Ashur, dhe themelojnë dinastinë e parë babilonase. Sundimtari më i njohur i asaj dinastie është Hamurapi (1728-1626). Ky pushton mbarë Babiloninë, nënshtron shtetin qytetëror Mari, dhe anekson Asirinë në perandorinë e tij. Megjithatë pasardhësit e tij nuk mund ta mbajnë mbarë territorin e perandorisë, dhe më 1530 perandoria bien në duart e hitasve. Nga lindja depërtojnë kasitët që vijnë në pushtet. Sundimi i tyre merr fund në vitin 1150. Babilonia humb hegjemoninë dhe kulmin e kulturës së saj të lartë. Pika qendrore e pushtetit zhvendoset në Asiri. Shekujt e mëpasshëm sjellin ndryshime të shkaktuara nga depërtimi i aramasve. Pas vdekjes së mbretit asirian Ashurbanipal, depërtojnë kaldenjtë nga jugu. Nabupolasari pushton Babiloninë dhe më 625 emërohet mbret, Babilonia merr përsëri pushtetin dhe emerohet m perandoria e re babilonase ose perandori e kaldenjve. Perandoria përjeton kohën e shkëlqueshme nën sundimin e Nebukadnecarit (605-562). Perandoria e tij shtrihet nga Gjiri persik gjer në Detin e Vdekur. Nebukadnecari pushton Jerusalemin më 597 dhe 586 dhe deporton shtresën e lartë të popullsisë në mërgim. Mbreti i fundit babilonas është Nabonidi (556-539). Në kohën e tij të sundimit në qytetin e oazës Tema, Belshacari është bashkëmbret në Babiloni. Më 539 Kir e pushton perandorinë dhe Babilonia bëhet provincë persiane (shih Dan 5).
PERANDORITË BABILONASË
626-605 Nabopolasar
605-562 Nabokadnecar II
562-560 Amel-Marduk (Evil-merodah)
(562 robi i luftës, mbreti Jehoahin, favorizohet nga ky) 560-556 Neriglisar
556 Labashi-Marduk
556-539 Nabonidi, Belshacari
(bashkësundimtarë 549-539)
(539 rënia e Babilonisë)
Kultura
RedaktoAta ishin nje popull pagan. Ata besonin te shume perendi, ata pershembull besonin tek triniteti, besonin se jane tre perendi qe kane te njejten fuqi, por qe ne fund te fundit jane nje perendi, ata besonin edhe tek pavdeksija e shpirtit, qe shpirti i njeriut del dhe shkon diku tjeter, dhe besojne se njerezit e ligje denohen pergjithmone ne ferrin e zjarrte. Pikerisht keto doktrina besojne edhe shum fe te tjera sot. Por ne fakt pikerisht sepse besonin keto, Perendia i vertet kishte parathene ne Bibel shkaterrimin total te saj, dhe se ne te nuk do te mbetej asnje gure pa u rrezuar, dhe ne te vertete ashtu ndodhi, emri i babilonise sot ka humbur, dhe aty tashme ndodhet Iraku sot, dhe nuk ka asnje shenje jete si qytet babilonas. Po keshtu Bibla thote se së shpejti Perendia i vertete do te shkaterroje te gjitha ato fe qe, besojne ato doktrina qe besonte babilonia, ato fe qe besojne te. Triniteti, pavdeksija e shpirtit, dhe ferri i zjarrte, do te shkaterrohen te gjitha perfundimisht.
Astronomia
RedaktoMatematika
RedaktoBabilonia dhe kulla e Babelit
RedaktoKulla e Babelit do të ishte një zigurat me shkallaret, me një tempull në majë për adhurimin e yjve. Adhuruesit sigurisht do të dëshironin të merrnin kontakt me fuqitë okultë për të theksuar largimin e tyre nga Perëndia.
Lënda biblike rregullohet në mënyrë të atillë që nënkuptohet se ndarja gjuhësore e Babelit u përgjigjej familjeve dhe se çdo ndarje e tillë presupozon se do të kishte një tokë (vend), ku çdo familje mund të banonte dhe të punonte, dhe se grupet e tilla familjare do të zhvilloheshin në kombe. Veprat 17,26 i përgjigjet kësaj ideje. Prej një njeriu krijoi të gjithë popujt e njerëzimit, që të banojnë në tërë sipërfaqen e tokës; (me mirësinë e tij) u jep stinë e vendbanime.
Ndërsa çdo njësi familjare dhe fisnore u largua nga Babeli, çdo grup zhvilloi jo vetëm kulturën e tij të veçantë, por edhe trajtat e tij fizike dhe biologjike të veçanta. Pasi ata mund të komunikonin vetëm me njësinë e tyre, s’kishte më mundësi të martoheshin jashtë grupit. Prandaj u desh të krijonte familje të reja të përbera nga të afërmit e ngushtë, të paktën gjatë shumë brezave. Pranohet gjenetikisht se variacione dalin shumë shpejt brenda një popullsie të vogël që shumëzohet, por vetëm shumë ngadalë brenda popullsisë së madhe që ndërzihet. Në rastin e dytë, vetëm gjenat dominuese do të dalin si trajta fizike brenda popullsisë, duke pasqyruar shumë a pak trajta mesatare, edhe në qoftë se trajta të veçanta rrijnë të fshehur në magazinën gjenetike të popullsisë. Përkundrazi, në një popullsi të vogël, gjenat, të cilat janë zakonisht recesive (të fshehura) në popullsi të mëdha, mund të dalin në shesh madje edhe të dominojnë në këta kushte. Kështu, pas disa brezash ndërzimi, mund të dalin trajta të veçanta të ngjyrës së lëkurës, lartësisë, përbërjes së fllokave, trajtave të fytyrës, temperamentit, rregullimit ndaj mjedisit dhe të tjerat, dhe të lidhen me fise dhe kombe të veçanta.
Pasi popullsia e botës ishte ende relativisht e re, dhe pasi, para përmbytjes, kishte qenë minimumi i rrezatimit nga mjedisi (në saje të baldakinit ujor që rrethonte atmosferën e tokës dhe që largonte me filtrim një rrezatim të tillë) që mund të shkaktonte mutacione gjenetike, s’kishte ende asnjë rrezik gjenetik nga ndërzimi. Por pas kalimit të shumë shekujve, akumulimi i mutacioneve dhe rreziku i cenave gjenetike ishte bërë aq serioze, saqë Zoti e shpalli të paligjshme çdo martesë gjaktrazuese (Levitiku 18,6-14).
Natyrisht, me kalimin e kohës, ndërsa njerëzit mësonin gjuhët e njëri-tjetrit, ndodhi krushqi, dhe kështu, procesi lëvizi në drejtim të kundërt, siç e shohim sot. Por është me interes të konstatohet se, në të dy rastet, faktori vendimtar është bariera gjuhësore. Por, në përgjithësi, fenomeni i kombeve të dalluara u bë i përhershëm.
Zhvillimi i religjionit: të gjitha kombet, ndërsa ato po shpërndaheshin, mbanin disa njohuri për Perëndinë e vërtetë të qiellit, megjithëse kjo njohuri u bë gjithnjë e më shumë e dobët me kalimin e kohës. Kombet mbanin traditat e ngatërruara për përmbytjen e madhe, si dhe për shpërndarjen nga Babeli. Përkujtimet e tyre të pasakta për Shpëtimtarin e premtuar ishin të ngatërruara në sisteme të ndryshme flijimesh kafshore (madje edhe flijimesh njerëzore), për të fituar favorin e shpirtrave të këqij që qeverisnin, siç duket, jetën e tyre të përditshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra u identifikuan me forcat e natyrës në një gjithësi të mbyllur. Këtij fenomeni duhet shtuar hyjnizimi i heronjve të lashtë si dhe zhvillimi i sistemit babilonas të paganizmit të organizuar që u shpërnda nga ithtarët e tij deri në skaj të botës.
Lidhje të jashtmer
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Babilonia:Vendi, gjuha, feja, kultura. Arkivuar 8 tetor 2007 tek Wayback Machine