Anarchy, State, and Utopia (Anarkia, Shteti dhe Utopia) është një libër i vitit 1974 shkruar nga filozofi politik amerikan Robert Nozick[1]. Ai ka fituar çmimin U.S. National Book Award (Vlerësim Nacional i Librit) në kategorinë e filozofisë dhe të fesë,[2] është përkthyer në 11 gjuhë të huaja, dhe është emërtuar nga U.K. Times Literary Supplement, si një prej "100 librave më me ndikim që prej luftës" (1945-1995)[3].

Anarchy, State, and Utopia
AutorRobert Nozick
Titulli origjinal'Anarchy, State, and Utopia'
ShtetiShtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
TemaFilozofi politike
ZhanriJo-fiksion
BotoiBasic Books
Lloji i mediasShtyp
Faqe334 faqe
ISBNISBN 0-465-09720-0
OCLC1117735

Nozick argumenton në favor të një shteti minimal/qeverie minimale," e kufizuar në funksionet e ngushta të mbrojtjes kundër forcës, vjedhjes, mashtrimit, të zbatimit të kontratave, e kështu me rradhë"[1][4].  Nozick argumenton se kur një shtet/qeveri merr më shumë përgjegjësi se këto, atëherë pashmangshmërisht qeveria do të thyejë/shkeli disa të drejta të qytetarëve.[4] Për të mbrojtur qeverinë minimale Nozick paraqet argumente që ilustrojnë se si një shtet/qeveri minimaliste lind natyrshëm prej anarkisë dhe se zgjerimi i këtij pushteti shtetëror përtej minimumit të nevojshëm është i pajustifikuar [1].

Shënime dhe referenca  Redakto

  1. ^ a b c Robert Nozick's Political Philosophy, Stanford Encyclopedia of Philosophy - Botuar së pari më 22 korrik 2014
  2. ^ "The National Book Awards – 1975" (në anglisht). National Book Foundation. 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2011. Marrë më 9 janar 2012.
  3. ^ "The Hundred Most Influential Books Since the War" (në anglisht). Times Literary Supplement. 6 tetor 1995. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2011. Marrë më 8 nëntor 2011.
  4. ^ a b Jeff Riggenbach, (26 nëntor 2010). Anarchy, State, and Robert Nozick. Mises Institute

Referime Redakto

  • Robinson, Dave & Groves, Judy (2003). Introducing Political Philosophy. Icon Books. ISBN 1-84046-450-X.
  • Nozick, Robert (1989), "The Examined Life"

Lidhje të jashtme Redakto