Anastas Kostandini, i mbiquajtur Taso, është një piktor, mozaist, vizatues, grafist, ilustrator i mirënjohur shqiptar, lindur në 29 korrik 1954 në Pogradec.

Në 1978 diplomohet në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë për art monumental. Eshtë një nga bashkë autorët e mozaikut "Shqipëria", në fasadën e Muzeut kombëtar historik në Tiranë, përfunduar në 1981.