Andi Papastefani
Andi Papastefani është arkitekt shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1962. Ai është diplomuar në “Universitetin e Tiranës si arkitekt” si dhe në Institutin e Peizazhit “Arnold Arboretum of Harvard University” .
Emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në kolegjin arkitekturor të Bostonit ka studiuar “Ruajtja Historike”. Aktualisht është pedagog në Universitetin e Tiranës. Për gati katër dekada, ai përdor skicat si një mjet komunikimi, eksplorimi dhe dokumentimi, duke qenë dhe një skicues urban.
Libri i tij i parë me skica erdhi për “Tirana 100 vite kryqytet”, ku skicoi 120 ndërtesa në Tiranë. Si libër u prit mirë dhe u ndje e nevojshme të vazhdohej kjo iniciativë. Po ashtu ka publikuar librin me skica për qytetin e Beratit dhe në vijim të këtij cikli është duke punuar me qytetin e Gjirokastrës.